Janë dënuar gjithsej me rreth 20 vjet burg katër trafikantë në Treviso që me paratë e drogës ëndërronin të hapnin një hotel në bregdetin shqiptar
Rreth 30 mijë euro në javë. Ishte ky fitimi i që duket se ka pasur një rrjet trafikimi droge i zbuluar në Conegliano, të Trevisos në qershor të vitit të shkuar. Grupi i shqiptarëve që kishte arritur në krijonte këtë rrjet, është gjykuar ditët e fundit dhe dënimet qenë shumë të rënda. Gjashtë vjet e tetë muaj burg për44-vjeçarin Bujar Lleshi që konsiderohet në krye të organizatës; pesë vjet e tetë muaj heqje lirie për Shaban Babasi. Më parë patën rënë në ujdi për dënim katër vjet e tetë muaj për Urim Cico, 36 vjeç dhe tre vjet e katër muaj për Fabio Koka.
Së bashku me anëtarin e pestë të bandës, Bujar Sala që nuk është gjykuar sepse nuk është kapur ende, organizata kishte arritur të krijonte një “fabrikë” të vërtetë droge, me një laborator ku përgatiteshin dozat e ku forcat e rendit zbuluan katërqind gramë kokainë dhe më shumë se katër kilogramë substancë për përzjerjet. Një prej lëndëve të përdoruara ishte lidocaina, e përdorur nga dentistët për anestezi.
Megjithëse kishin marrë shumë masa mbrojtëse për të mos u zbuluar, si ndërrimi i vazhdueshëm i numrave të telefonit, nuk arritën të shpëtonin në kohë. Kishin planifikuar që me paratë e fituara nga shitja e drogës të ngrinin një hotel në bregdetin shqiptar. Madje kishin blerë edhe çadrat e pajisjet e tjera të nevojshme për plazhin privat.