Ka vetëm dy muaj kohë për t’i shpëtuar jetën Alketit, foshnjes që gjendet aktualisht në jetimoren e Tiranës e që duhet operuar në Itali
Njëzetmijë euro dhe maksimumi dy muaj kohë. Janë këto limitet nga varet jeta e vogëlushit Alket i cili aktualisht ndodhet në jetimoren e Tiranës. 14 muajsh, fëmijë fryt i një përdhunimi, i lindur më një defekt në zemër. Jeta e këtij vogëlushi flokëverdhë duket si e destinuar të ketë një rrjedhë negative, një rrjedhë që tani shoqata Patronesse, e cila vepron pranë spitalit Salesi të Ancona, duket se ka vendosur t’i ndryshojë drejtimin. Operacioni është marrë përsipër nga specialistët e repartit të kardiokirurgjisë së spitalit rajonal Torrette.
Është hapur një llogari bankare pranë Unicredit me këto koordinata – Iban: IT17G0200802619000102099102. Sapo të mblidhet shuma e nevojshme fënija do të sillet në Itali dhe do të operohet brenda tre-katër ditësh. Drejtori i repartit të kirurgjisë Marco Pozzi, shpjegoi se tanimë bëhet fjalë për një luftë kundër kohës sepse nuk dihet se sa i i mbetet ende për të jetuar fëmijës, i cili ndodhet në këtë gjendje prej rreth një viti.
Nëse ai operohet me sukses dhe në kohë, jeta e tij do të ishte si e një fëmije normal dhe ka shumë mundësi që të adoptohet nga ndonjë familje italiane.