Autobusi i linjës Tiranë-Librazhd me 35 anëtarë të Aleancës KuqeZi bie në Krrabë. Plagosen 9 persona, fatmirësisht asnjë nuk rrezikon jetën
Tiranë, 16 qershor 2012 – Rrethorës 16.50 të ditës së sotme në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, rreth 3 km në të hyrë të elbasanit, në vendin e quajtur Qershitë, autobusi me targë Lb 3156 A ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 10 metër poshtë.
Sipas forcave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Elbasan që kanë shkuar në vendngjarje, nuk ka viktima por 9 nga 35 pasagjerët e këtij autobusi kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur në spital. Dy persona që kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur drejtë spitalit Ushtarak të Tiranës, të tjerët janë dërguar në spitalin e Elbasanit.
Autobusi po shkonte drejt Librazhdit, drejtohej nga Mithat Biçaku dhe në të ndodheshin 35 anëtarë të Aleancës Kuq e Zi. Sipas dëshmitarit dhe anëtarit të Aleancës KuqeZi, Edmond Kurti, shkak i aksidentit është bërë një fuoristradë e zezë e cila gjatë parakalimit e ka prekur autobusit nga pas, gjë e cila e ka detyruar drejtuesin e autobusit të devijojë dhe të humbasë kontrollin.
Në vendngjarje ndodhen edhe mjete zjarrfikëse si dhe ambulanca që kanë bërë të mundur nxjerrjen e e të aksidentuarve