in

Çeku familjar. INPS boton shumat e reja në bazë të të ardhurave

Kontributi u takon punonjësve italianë dhe të huaj, kërkesat i paraqiten punëdhënësve ose INSP-it. Vlerat hyjnë në fuqi nga 1 korriku.

Romë, 18 qershor 2012 – Si çdo vit ndryshojnë kufijtë e të ardhurave për të pasur të drejtën e çekut familjar. INPS-i ka botuar shifrat e reja, në fuqi nga data 1 korrik 2012 deri më 30 qershor 2013.

Çeku për të punësuarit, për ata në pension, me disa kushte, edhe për punonjësit me kontratat të ndryshme (si psh.co.co.co dhe punonjës autonomë që derdhin kontribute të veçanta në Inps) u takon kur shuma e të ardhurave të anëtarëve të familje është nën një kufi të caktuar. Këtë ndihma mund ta marrin punonjës italianë dhe të huaj.

Kërkesa për çekun duhet t’i dorëzohet punëdhënësit. Punonjësit shtëpiakë dhe ata në bujqësi, duhet ta paraqesin kërkesën pranë Inps-it. Në rastin e parë shuma futet në rrogë nga punëdhënësi. Ky i fundit rimbursohet nga Inps-i. Ndërsa në rastin e dytë shuma i jepet punonjësit drejtpërdrejt nga Inps-i.

Tabelat INPS mbi shumën e çekut sipas të ardhurave

ShBA. Sanatore për 800 mijë klandestinë

Shqipëria në Terra Madre. Tani në Sofje e në tetor në Torino