Michele Paluda, ushtar i kontingjentit italian të KFOR-it në Kosovë është vrarë të hënën. Mendohet që plumbi të jetë shkrepur aksidentalisht nga arma e tij.
Romë, 19 qershor 2012 – Michele Padula, 26 vjeç, ushtar italian i KFOR-it në Kosovë ka humbur jetën dje në bazën ushtarake të ushtrisë italiane në Novosellë në afërsi të Mitrovicës. Sipas të dhënave të para është dëgjuar një e shtënë dhe ushtari, me origjinë nga Montemesola e Tarantos, është gjetur pa jetë pranë armës.
Mendohet se ka qenë duke pastruar pushkën kur ajo është shkrehur aksidentalisht duke e goditur për vdekje. Por nuk është vetëm kjo pista e ndjekur, sepse mund të ketë qenë ndoshta dhe vetëvrasje. Prandaj është hapur një hetim për të zbardhur detajet e vdekjes.