Ligji italian parashikon që ndryshimi i të dhënave personale në dokumentet e të huajve të regjistruar në Belpaese të sinjalizohet menjëherë në zyrat kompetente italiane për ratifikimin. Kjo është e rëndësishme sepse leja e qëndrimit (për shtetasit jokomunitarë) apo dëshmia e qëndrimit (për komunitarët) është e lidhur me të dhënat personale të shënuara në pasaportë, ashtu si edhe karta e identitetit apo kodi fiskal.
E huaja, që për shembull, ndërron mbiemrin pas martese apo divorci, është e detyruar të kërkojë përditësimin e dokumenteve italiane për të mos pasur probleme.
Nëse mbiemri është ndërruar në atdhe, qytetari duhet para së gjithash të marrë nga autoritetet e vendit të tij një deklaratë me të cilën dëshmohet që në bazë të ligjit në fuqi i është ndërruar një e dhënë personale (në rastin e martesës do të mjaftonte vetëm certifikata), deklaratë që më pas duhet të legalizohet e të përkthehet në italishit, apo të pajiset me vulën Apostille nëse vjen nga një shtet që ka nënshkruar Konventën e Hagës.
Nëse modifikimi ka ndodhur në Itali (për shembull, martesë pranë Konsolatës) deklarata mbi ndryshimin e një pjese të të dhënave personale lëshohet nga përfaqësia konsullore në Itali dhe legalizimi bëhet pranë Prefekturës.
Para së gjithash nevojitet që ndryshimi i të dhënave të pasqyrohet në lejen e qëndrimit e më pas, me lejeqëndrimin të përditësuar, të shkohet në zyrat e komunës së rezidencës për ndryshiimet e mëtejshme.
Përditësimi i lejeqëndrimit
Nëse i huaji është me leje qëndrimi, në rast përtëritjeje apo të ndryshimit të të dhënave të pasaportës duhet t’i kërkojë Kuesturës me anë të kompletit postar të formularëve përditësimin e dokumentit të qëndrimit.
Në fakt, meqë kuesturës i rezultojnë të dhënat e pasaportës së vjetër, ato do të përditësohen me kërkesë të posaçme në të cilën do të bashkangjitet fotokopje e plotë e pasaportës së re.
Nëse përveç përditësimit të duhet bërë edhe ndryshimi i njërës prej të dhënave personale (emri, mbiemri, ditëlindja, vendlindja) duhen dorëzuar edhe dokumente cpecifike.
Në rastin e martesës, sipas titullit të qëndrimit që i huaji zotërone të shtetësisë së personit me të cilin është martuar, mund të kërkohet edhe një lejeqëndrim i ri.
Ndryshimi i të dhënave për rezidentët
Shtetasi i huaj rezident në Itali duhet të bëjë edhe ndryshimet e të dhënave personale edhe në zyrat komunale.
Për ratifikimin e të dhënave personale, do të nevojitet të paraqesë dokumentacionin e përkthyer të legalizuar apo me vulën Apostill, sipas rasteve, bashkë me pasaportën dhe lejen e qëndrimit të përditësuar.
Nëse duhet bërë edhe ratifikimi i gjendjes civile për shkak të martesës apo divorcit në atdhe, do të duhet të paraqitet edhe certifikata e përkthyer dhe e legalizuar.
Informacione më të hollësishme mund të kërkohen pranë zyrave të Komunave të rezidencës, pranë zyrave të imigracionit të Kuesturave apo pranë përfaqësisë diplomatike të vendlindjes.