Ekuadorianë e shqiptarë furnizonin qytetin me qindra kg drogë
Milano, 28 qershor 2012 – Shqiptari paraqitet me gjysmë kg kokainë dhe një kallashnikov të modifikuar në ndenjësen e Golfit. Thotë: “E di që duket se ka lëvizje sot në zonë”. Ndodh në mes të ditës në periferi të Milanos.
Blerësi është një trafikant i madh, i arrestuar natën e shkuar me mandat të Prokurorisë së Milanos. Marco Damiolini, 35 vjeç: ishte ai që furnizonte me drogë tre punonjës të Mediasetit të cilëve droga u mbërrinte në zyrat e Cologno Monzeses, të ndaluar bashkë me 9 të tjerë nëntorin e shkuar, gjatë fazës së parë të hetimit.
Me 22 arrestimet e fundit, sot karabinierët e grupit investigativ të Milanos kanë arritur yë kapin edhe trafikantët e nivelit më të lartë, grupe që arrinin të sillnin në qytet kuintalë droge.
Një grup ishin ekuadorianët që me anë të korrierëve apo të shërbimit postar e sillnin kokainën me avion apo me konteiner në anije drejtpërdrejt në një piceri të Milanos.
Grupi tjetër ishin shqiptarët. Në qendër të të gjithëve trafikanti italian “gjithnjë i uritur” për kokainë. Sepse tregu i Milanos “përthith” drogë pa fund. Për këtë arsye Marco Damiolini fillimisht dërgonte një korrier të vetin deri në Bolivi, e më pas e pa të udhës të hynte në shoqëri me një financues për të blerë kokainën me kilogramë, e pastaj ta vriste për të mbajtur për vete të gjitha fitimet. Nga përgjimet telefonike del në dritë që ishte furnizues i ambienteve të televizionit e të spektaklit: miqve të tij të ‘Ndrangheta-s u thoshte se për “vendasit” mbaj 5-10 kg në javë”.
Nën hetim edhe një punonjës i SEA-s shoqërisë që administron aeroportet milaneze që si përgjegjës i repartit të Sigurisë në Linate u garantonte traficantëve të kalonin bagazhet ku fshihnin lëndët narkotike pa kontroll.
Sipas Corriere della Sera
Lexo edhe: Raporti. Në vitin 2011 janë paditur rreth 1.700 shqiptarë për trafik droge