in

Alketi është operuar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar

Alketi, vogëlushi shqiptar me probleme në zemër i sjellë në Itali është operuar nga ekipi i profesorit Pozzi në spitalin të Ankonës. Sipas mjekëve, ndodhet në rianimacion, në gjendje të stabilizuar

Romë, 3 korrik 2012 – Lajmi që prisnim prej ditësh më në fund mbërrin: Alketi është operuar sot e gjithçka ka shkuar siç pritej.

Sipas komunikatës së shoqatës Patronesse, vogëlushi me një keqformim në zemër të trashëguar i është nënshtruar më 3 korrik një ndërhyrjeje kirurgjikale pranë Repartit të Kardiokirurgjisë e Kardiologjissë të Spitalit rajonal Torrette të Ankonës nga ekipi mjekësor i drejtuar nga profesor Marco Pozzi.

Operacioni ka shkuar më së miri dhe nuk ka pasur asnjë komplikim. Tani Alketi ndodhet në repartin e rianimacionit të Kardiokirurgjisë, në gjendje të stabilizuar. Pranë tij qëndrojnë 24 orë në ditë një shoqëruese nga shtëpia e fëmijës e Tiranës dhe vullnetaret e shoqatës Patronesse.

Shoqata, që organizoi mbledhjen e fondeve për mundësimin e sjelljes së vogëlushit në Ankona, falënderon të gjithë ata që dhanë ndihmën e tyre konkrete dhe premton të japë informacione më të hollësishme mbi shëndetin e Alketit ditët e ardhshme.

Historia e Alketit

Alketi, 14 muajsh, që kur ka lindur është lënë në jetimoren e Tiranës  nga nëna e tij 14-vjeçare. Një keqformim në zemër i vë në rrezik jetën nëse nuk operohet sa më shpejt dhe në Shqipëri një ndërhyrje e tillë nuk është e mundur.

Kirurgu Marco Pozzi (Drejtori i Repartit të kardiokirurgjisë pediatrie të Spitalit Riuniti-Torrette, Ancona) që do të operojë djalin ka saktësuar se probleme si këto të Alketit mund të sjellin ndryshime të shpejta dhe është më mirë të veprohet urgjentisht, sepse nuk dihet se sa i mbetet për të jetuar. Ai ka shtuar se në rast ndërhyrjeje të shpejtë, fëmija nuk do të ketë asnjë pasojë gjatë jetës.

Për të siguruar sa më shpejt shumën e nevojshme për qëndrimin në spital të vogëlushit, më 12 qershor shoqata Patronesse pranë spitalit pediatrik “G. Salesi” të Anconës dhe SPAI, shoqatë adoptimesh ndërkombëtare, nisën një fushatë të gjerë sensibilizimi dhe hapën një llogari bankare për mbledhjen e fondeve.

Të dhënat bankare ku mund të bëhen derdhjet e parave janë:

conto corrente dedicato presso la banca Unicredit di Ancona
intestato a:”Associazione Patronesse”
causale del versamento: “Dedicato a Alket”
IBAN  IT17G0200802619000102099102
BIC SWIFT: UNCRITM1Q10 (per derdhje parash nga jashtë Italisë)

Shqiptari i Italisë

Terremoto. “Stop alla tassa sui permessi di soggiorno”

A mund të punoj në Itali me kartën e qëndrimit të lëshuar nga një vend tjetër i BE-së?