in

Vrasja e Shpëtim Çupës. I pandehuri Deja shpallet i pafajshëm

Çupa ishte vrarë me pistoletë më 23 shkurt 2010. Gjykata e Brescias shpall të pafajshëm Roland Dejën të arrestuar për atë vrasje

Romë, 10 korrik 2012 – I pafajshëm sepse nuk ka kryer veprën penale. Sentenca e dhënë të hënën, më 9 korrik, nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Brescias i njeh pafajësi të plotë Roland Dejës, 27 vjeç, i arrestuar për vrasjen me pistoletë më 23 shkurt 2010 të bashkëatdhetarit   Shpëtim Çupa, 44 vjeç.

Sipas hetuesve, Çupa ishte vrarë pas një grindjeje që kishte shpërthyer në një lokal për disa vlerësime të bëra ndaj vajzave të Lindjes, me të cilat shoqëroheshin një grup shqiptarësh, mes të cilëve edhe Deja. Disa dëshmitarë fillimisht treguan se kishin parë Dejën me pistoletë në dorë por që të gjithë ndërruan version në gjyq.

Deja ishte arrestuar në maj të 2010-tës nga karabinierët e Pisës. Gjatë procesit gjyqësor është shpallur gjithnjë i pafajshëm, ndërsa prokurori kishte kërkuar për të një dënim me 23 vjet heqje lirie.

 

Ispica. Familja shqiptare shpëtohet nga mbytja në det

Kokainë dhe armë nga Shqipëria. Pesëmbëdhjetë arrestime në Salento