in

Kokainë dhe armë nga Shqipëria. Pesëmbëdhjetë arrestime në Salento

Me arrestimin e 10 shqiptarëve dhe 5 italianëve, policia tributare e Brindisit ka shkatërruar sot në mëngjes një organizatë kriminale italo-shqiptare që sillte në Itali kokainë dhe armë

Romë, 10 korrik 2012 – Sillnin nga Shqipëria armë e kokainë. Me këtë akuzë janë arrestuar nga Guardia di Finanza e Brindisit e koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Lecces sot në mëngjes në Salento 15 persona, 10 shqiptarë dhe 5 italianë.

Të pandehurve u janë sekuestruar makina e objekte me vlerë 250 mijë euro dhe 700 gr kokainë.

Sipas Guardia di Finanza, droga shpërndahej kryesisht në lokalet e natës së provincave të Brindisit e Lecces, ndërsa armët u shiteshin organizatave kriminale lokale. (ANSA)

 

Vrasja e Shpëtim Çupës. I pandehuri Deja shpallet i pafajshëm

Come faccio ad aprire un’attività privata in Italia?