in

Një sanatore që vlen miliardë euro për shtetin Italian

 

Edhe po të legalizojnë vetëm gjysmën e punonjësve klandestinë, sanatoria do të sillte në arkat e shtetit 2,5 miliardë euro në vit. Stranieriininitalia.it: “Kështu edhe këta qytetarë të rinj të Italisë do të kontribuojnë në mëkëmbjen e Vendit”

Romë, 17 korrik 2012 – Është çështje drejtësie sociale, por edhe çështje parash. Natyrisht kërkohet të tutelohen ndërmarrjet e familjet nga sanksionet e reja kundër atyre që u japing punë klandestinëve, konsiderohet e drejtë dhe konseguente t’u jepet leje qëndrimi të gjithë punonjësve të tyre deri më sot të padukshëm, por nuk mund të fshihet fakti që pas legalizimit fshihet edhe dëshira e nevoja për të arkëtuar.

Duke filluar nga njëmijë eurot për punonjës kërkuar çdo punëdhënës, që në shumicën dërrmuese të rasteve do të paguhen nga vetë imigrantët. Shuma është sa dyfishi i parave të kërkuara për sanatoren e bashkëpunëtoreve familjare në sanatoren e vitit 2009, e për më tepër, sipas zërave që qarkullojnë nuk do të shërbejnë as për të mbuluar taksat e kontributet e paderdhura, që do të paguhen më vete.

Teorikisht, numri i përfituesve të mundshëm të sanatores është gjysmë milioni klandestinësh, por është e pamendueshme që, për shkak të krizës e shtrëngimeve të përcaktuara nga ligjet, t’ia dalin të gjithë të legalizohen. Edhe sikur t’ia dilte mbanë vetëm gjysma e tyre, e të arrihej në 250 mijë praktika legalizimesh, vetëm më njmijë euroshin, shteti do të arkëtonte plot 250 milionë euro.

Janë një thes me para, por megjithatë janë hiçgjë përballë atyre që vlejnë gjithë këto marrëdhënie pune të legalizuara. Sipas përllogaritjeve të Cgil-es, gjysmë milioni të punësuarish të rinj të rregullt vlejnë 5 miliardë euro në muaj mes taksave dhe kontributeve që merr shteti. Duke aplikuar edhe në këtë rast regullën e gjysmës, legalizimi në fjalë i dhuron Italisë dy miliardë e gjysmë euro në vit.

“E kërkojmë prej dy vjetëve: t’u jepet mundësia gjysmë milion imigratëve të punojnë në dritë të diellit dhe për ta të derdhen taksa e contribute – komenton Gianluca Luciano, administrator i grupit editorial Stranieri in Italia, që nënvizon – Kështu, të gjithë këta qytetarë të rinj do të mund të kontribuojnë për mirëqenien e të gjithëve dhe të jenë pjesëmarrës në rimëkëmbjen e vendit”.

Sanatoria. Kërkesat paraqiten nga 15 shtatori

Mbërrin sanatoria. Kërkesat nga 15 shtatori. Ja si funksionon