in

Brindisi Sekuestrohen 310 kg marijuhanë e arrestohet 56 vjeçari Janina

Sasi të mëdha droge vazhdojnë të mbërrijnë nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë. Pas 14 kilogramëve marijuhanë të zbuluar nga Guardia di Finanza në portin e Barit dje paradite, një sasi shumë më e madhe, plot 310 kg, zbulohet edhe në portin e Brindisit.

Në të dyja rastet droga vinte nga Shqipëria, e para nga Durrësi e dyta nga Vlora, dhe ishte fshehur në kamionët e ngarë nga dy shqiptarë që janë arrestuar.

Në veçanti, 310 kg marihuanë të mbërritura në Brindisi ishin fshehur mes disa pllakash të mëdha xhami që transportonte kamioni i cili duhet të vazhdonte rrugën drejt Venecias. Shoferi, 56 vjeçari shqiptar Leandër Janina (të paktën kështu japin identitetin e tij) u arrestua menjëherë.

Duket se në bashkëpunim me kriminalitetin vendas, ai shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë terren në trafikun ndërkombëtar të drogës. Kjo vihet në dukje qoftë nga një raport vjetor i policisë italiane, sipas të cilit në vitin 2011 janë paditur rreth 1.700 shqiptarë për trafik droge, qoftë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet (UNODC), sipas një komunikate të fundit të të cilës, Shqipëria mbetet një ndër arteriet e trafikut të drogës drejt Europës.

Lexo edhe:
Raporti italian. Në vitin 2011 janë paditur rreth 1.700 shqiptarë për trafik droge
OKB: “Shqipëria një nga portat kryesore të trafikut të drogës drejt Europës”

Do të vuajnë dënimin në Shqipëri mbi 100 shqiptarë të dënuar në Britani

Bolonjë. Plaku 78 vjeç paditet nga një e re shqiptare për stalking