Aksidenti rrugor në autostradën A14 i merr jetën muratorit Seit Vakës 51 vjeç. Plagosen dy kolegë të tij
Romë, 22 gusht 2012 – Një tjetër shqiptar ka humbur jetën sot në mëngjes në një aksident rrugor. Këtë radhë në autostradën A14 mes Canosas dhe Cerignolës në drejtim të pescarës. Viktima është Seit Vaka 51 vjeç, murator që udhëtonte me furgon bashkë me dy kolegë të tij.
Ndoshta për shkak shpimit të njërës gomë, furgoni është përplasur në guard-rail, është përbysurdhe ka marrë flakë. Policia dhe zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për Seit Vakën. Ata kanë arritur të nxjerrin të gjallë dy personat e tjerë që sidoqoftë nuk janë plagosur rëndë në aksident.