in

Sanatoria. Gati dekreti ndërministror me detajet

Kërkesat on line, kontributi forfetar me formularin F24, të ardhurat minimale për punëdhënësit nga 20 deri në 30 mijë euro. Brenda pak ditëve botimi në gazetë zyrtare

Romë, 28 gusht 2012 – Po marrin formë edhe detajet mbi sanatoren. Praktikisht është gati dhe do të botohet ditët e ardhshme dekreti ndërministror me detajet e procedurës që nis më 15 shtator e do të vazhdojë deri më 15 tetor. Konfirmohet, për shembull, që kërkesat do të paraqiten on-line në faqet internet të ministrisë së Brendshme, siç u bë edhe për sanatoren e fundit, ata për bashkëpunëtoret familjare të shtatorit 2009. Në modulin elektronik do të shënohen të dhënat e punëdhënësit, të punonjësit, ato të kontratës dhe vetëcertifikohen të ardhurat e tre muajt e marrëdhënies së punës të domosdoshme për procedurën e legalizimit.

Të tjera detaje kanë të bëjnë me derdhjen e kontributit forfetar prej njëmijë eurosh. Do të bëhet me anë të një formulari “F24 versamenti con elementi identificativi” (në shqip, “F24 derdhje me elemente identifikuese”) që do të botohet së shpejti në faqet internet të Zyrës së Tatim Taksave (Agenzia delle Entrate), të INPS-it dhe të ministrisë së Brendshme. Mësohet se edhe në rast se kërkesa e legalizimit hidhet poshtë shuma e kontributit forfetar nuk kthehet mbrapsht.

Për legalizimin e një punonjësi, punëdhënësi (person fizik apo juridik) duhet të tregojë se ka të ardhura apo një xhiro të ndërmarrjes jo më të ulët se 30 mijë euro. Parashikohet një “zbritje” për personat që kërkojnë legalizimin e bashkëpunëtores shtëpiake: të paktën 20 mijë euro në vit nëse familja përbëhet vetëm prej një personi, përndryshe kufiri minimal është 27 mijë. Dhe natyrisht këto kufizime “dysheme” bëhen më të larta në rast se punonjësit që legalizohen janë më shumë se një.

Pagesa e gjashtë muajve të prapambetur, që do të përllogariten duke mbajtur parasysh minimumet e pagave, do të vetëcertifikohet nga një deklaratë e përbashkët e punëdhënësit dhe e punonjësit vetëm pasi të ketë treguar se ka shlyer të gjitha borxhet e prapambetura në kontribute do të mund të shkohet përpara me legalizimin.

Këto janë lajmet e fundit jo zyrtare mbi sanatoren. Për më shumë detaje është e udhës të pritet botimi i tekstit përfundimtar të dekretit ndërministror.

EP

Torino. Kodi fiskal në Universitet për studentët e huaj

Durrës Sekuestrohen 189 kg drogë, arrestohet një person