in

Durrës Sekuestrohen 189 kg drogë, arrestohet një person

Droga e fshehur në një kamion që po imbarkohej në një traget për Bari

Tiranë, 29 gusht 2012 Policia portuale e Durrësit ka mundur të sekuestrojë mëngjesin e sotëm plot 189 kg marijuhanë.

Policia e Durrësit sqaron se droga është sekuestruar u gjet në një kamion frigoriferik me targë AA623EP në momentin që po imbarkohej në një traget për Itali. Pas gjetjes të lëndës narkotike policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Adrian Gjini, 50 vjeç. 

Pas një kontrolli në pjesën e përparme të makinës, u gjetën 35 pako me bimë narkotike e llojit canabis sativa. Gjinit i janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu edhe 2 celularë, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të rënda për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Sanatoria. Gati dekreti ndërministror me detajet

Udhëtimet me tragete sot, si ekzodi i 1991-shit