in

Greqi. Masa kundër akteve të dhunshme ndaj emigrantëve të Agimit të Artë

Greqia do të vendosë dënime më të ashpra për veprat kriminale me karakter fetar apo etnik, pas serisë së sulmeve mbi emigrantët në vend, në të cilat janë përfshirë anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë ”Agimi i artë”.

Ministri grek i Drejtësisë, Adonis Rupaqotis ka deklaruar se veprat kriminale me karakter racist do të ndëshkohen me të paktën tre vjet burg në pajtim me reformat e sistemit gjyqësor, që duhet të votohen në parlament gjatë këtij viti.

Prokuroria greke filloi këtë javë hetimet për sulmet e anëtarëve të ”Agimit të artë” mbi emigrantët.

Organizatat e emigrantëve dhe grupet për mbrojtjen e  të drejtave të njeriut njoftojnë për rritjen drastike të sulmeve mbi emigrantëve në Greqi, sidomos që nga fillimi i krizës më të madhe financiare në vend.

Lexo edhe:
Greqi. Agimi i Artë në krye të mësymjes kundër imigrantëve
Agim “i artë”, por i errët dhe tragjik për emigrantët në Greqi

Sanatoria{br}Tabelat ilustruese dhe sqarimet e para të ministrisë së Brendshme

Shoferët grekë sulmojnë një autobus shqiptar