in

Ministri i Arsimit: “Shkolla është multietnike, të rishikohen programet shkollore”

Ministri Profumo: “Studentët tashmë vijnë nga kultura, besime fetare dhe vende të ndryshme, ndaj shkolla duhet të ndryshojë”

Romë, 25 shtator 2012 – Italia është një vend multikulturore, në shkollat e saj ka “nxënës që vijnë nga kultura, besime fetare e vende të ndryshme. Për këtë arsye nevojitet të ndryshohet edhe mënyra e shkollimit”.

Është i bindur për këtë ministri i Arsimit Francesco Profumo që pas ceremonisë së hapjes Bibliotekës së Ministrisë së Arsimit ka nënvizuar se shkolla italiane duhet të jetë “më e hapur, më multietnike, më e aftë të dialogojë me botën”.

Ndaj edhe sipas ministrit “është e nevojshme të rishikohen programet shkollore. Dhe jo vetëm ato të fesë, por edhe të gjeografisë për shembull”.

“Dje – ka përfunduar ministri – isha në një shkollë me 50% të nxënësve bij emigrantësh. I pyeta se si mësojnë gjeografinë. “Jo nga librat” m’u përgjigjën, por nga shokët e klasës që u tregojnë për qytetet e vendet nga vijnë e për zakonet e traditat e tyre”.

Arrestohet për trafik droge drejtori i postës në Senat

Sanatoria. Kërkesat me hapin e breshkës