in

Cantù. I gjejnë në shtëpi 237 kg marijuanë, arrestohet 44-vjeçari

Financierët sekuestrojnë 130 pako me marijuanë që e hedhur në treg mund të sillte fitime deri në 2 milionë euro.

Romë, 1 tetor 2012 – Të enjten e shkuar, më 27 shtator, duke ndjekur një mospagues taksash në Cantù të provincës së Comos, Guardia di Finanza ka zbuluar një trafikant droge. Shqiptari me inicialet A.D., 44 vjeç, në Itali prej vitit 2005, përgjohej prej gati tetë muajsh sepse dyshohej se kishte fitime të paligjshme dhe se ishte i përfshirë në mashtrime ndaj kompanive te sigurimeve të makinave.

Por kur agjentët jane paraqitur në banesën e tij kanë ndier një erë të fortë të dyshimtë Kanë vendosur të kontrollojnë apartyamentin dhe dyshimet e tyre janë vërtetuar: në një qilar nën shkallë gjetën 130 paketa marijuanë, gjithsej 237 kilogramë. Për blerjen e një sasie të tillë, financierët mendojnë se shqiptari ka shpenzuar rreth 600 mije euro, por me nxjerrjen në treg me doza të vogla ajo do t’i sillte fitime për 1milion e 400 mijë deri në rreth 2 milionë euro. Veç drogës financierët kanë sekuestruar edhe tre kompjutera, tre celularë, peshore të saktësisë së lartë, dhe një aparat për të mbyllur hermetikisht qeset.

Policia financiare dyshonte prej kohësh tek ky person që kishte nivel jetese të lartë edhe pse prej vitesh nuk deklaronte të ardhura, ndërsa e shoqja deklaronte nën 10 mijë euro në vit.  (në përditësim)

Emigranti fiton 100 mijë euro në lotari: “Dua të blej shtëpi në Shqipëri”

Sanatoria. Shoqatat e sindikatat: “Ja ç’duhet bërë që të shkojë mirë”