in

Sanatoria. Shoqatat e sindikatat: “Ja ç’duhet bërë që të shkojë mirë”

Tryeza e Imigracionit i kërkon qeverisë dhe parlamentit “korrigjime në punë e sipër”. Si për shembull një interpretim sa më të gjerë të termit “organizëm publik”, dëshmi të pranisë në Itali të dhënë nga punëdhënësi apo kthimin mbrapsht të parave në rast të hedhjes poshtë të kërkesës.

Romë, 1 tetor 2012 – “Sanatoria është e komplikuar, e shtrenjtë dhe jo shumë e qartë në garancitë që jep për punonjësit e huaj apo punëdhënësit. Ekzekutivi e ka ngatërruar shumë aq sa kanë lindur dyshime të shumta mbi dobinë efektive dhe mundësinë e përfitimit prej saj”.

Është vlerësimi që jep Tryeza e Imigracionit, organizëm që mbledh Acli, Arci, Asgi, Caritas Italiana, Centro Astalli, Cgil, Cisl, Komunitetin e S.Egidio, Fcei, Sei Ugl dhe Uil, një rreshtim transversal shoqatash dhe sindikatash që më 28 shtator i ka bërë thirrje qeverisë dhe parlamentit për të korrigjuar sanatoren, që kështu siç është rrezikon të mos arrijë objektivin e saj.

Janë të shumta kritikat e numëruara në dokumentin e nxjerrë nga Tryeza, në krye të të gjithave natyrisht dëshmia e qëndrimit në Itali prej 31 dhjetorit 2011 e lëshuar nga një organizëm publik. Një zgjedhje jo e arsyeshme, pasi për administratën publike të huaj pa leje qëndrimi janë “të padukshëm”.

“Do të mbeten jashtë shumë punonjës të parregullt, që përmbushin kriteret e parashikuara nga ligji (kanë punë e strehim) por që nuk kanë pasur “fatin” të jenë sëmurur apo të jenë dëbuar nga forcat e rendit, e për këto arsye nuk arrijnë të provojnë praninë e tyre në Itali” nënvizon Tryeza e Imigracionit që lajmëron se një interpretim i shtrënguar “shkel një parim themelor të barazisë dhe të arsyeshmërisë dhe lë vend për spekulime, mashtrime dhe ankimime gjyqësore”.

Shoqatat dhe sindikatat kërkojnë që të merren parasysh si prova edhe deklaratat e punëdhënësve. Dhe që sidoqoftë të bëhet një interpretim sa më i gjerë i termit “organizma publikë”.

Shoqatat dhe sindikatat i kërkojnë qeverisë dhe parlamentit të konsiderojë korrigjime në rrugë e sipër, duke mbajtur parasysh sugjerimet e organizatave të Tryezës së imigracionit”. Dhe përpilojnë një listë ndërhyrjesh që mund të mundësojnë ecurinë e mbarë të sanatores:

a)    të shtrihet mundësia e paraqitjes së kërkesës për sanatore edhe nga punëdhënës me leje qëndrimi, (që nuk kanë kartën e qëndrimit);

b)   b) të parashikohet mundësia e deklaratës zëvendësuese nga anë e punëdhënësit për dëshminë e pranisë në Itali;

c)    të interpretohet në mënyrë sa më të gjerë dokumenti mbi praninë i lëshuar nga organizma publikë;

d)   d) të konsiderohen provë pranie edhe vulat e hyrjes në zonën Shengen;

e)    të jepet mundësia e legalizimit të marrëdhënieve të punës edhe part time në të jgithë sektorët;

f)     t’u jepet mundësia punnonjësve që po legalizohen të kenë të drejtën e lejeqëndrimit për pritje punësimi në rast se punëdhënësi nuk çon deri në fund detyrimet që lindin nëse kërkesa pranohet;

g)    të shtrihet mundësia e legalizimit edhe për bashkëshortin e parregullt të punonjësit të legalizuar;

h)   të sqarohen të gjitha aspektet që mund t’i lihen vetëgjykimit të zyrave dhe të autoriteteve lokale gjatë shqyrtimit të praktikave;

i)     të shgkurtohen kostot ose të paktën të parashikohet mundësia e kthimit mbrapsht të parave në rast të hedhjes poshtë të kërkesës për shkaqe që nuk varen nga ata që paraqesin kërkesën;

j)     të shtrihet deri në 15 nëntor mundësia e paraqitjes së kërkesave;

k)    të sqarohet pezullimi i sanksioneve nga 9 gushti deri më 15 tetor siç parashikohet në nenin 5 për ata që paraqesin kërkesë legalizimi do të zgjasë deri në mbylljen e procedurës përkatëse.

Elvio Pasca

Cantù. I gjejnë në shtëpi 237 kg marijuanë, arrestohet 44-vjeçari

Tetori, muaji i ëndrrës amerikane