in

Qeveria: i pamundur legalizimi i të dënuarve për mos-respektim të dëbimit

Kërkesës për shpjegime të parlamentares PD, Livia Turco, nën-sekretari i Punëve të Brendshme Michelino Davico i përgjigjet se qeveria, me qarkoren Manganelli, nuk ka bërë tjetër veçse “ka interpretuar tekstualisht ligjin”

Më përgjigjen e dhënë nga nën-sekretari i Punëve të Brendshme, Davico, kërkesës për shpjegim në parlament të paraqitur nga Livia Turco, përgjegjëse e Forumit të Imigracionit të PD-së, dhe të tjerë deputetë të opozitës, duket se qeveria përjashton përfundimisht mundësinë e legalizimit të klandestinëve të dënuar më parë për mos-respektim të një dekreti dëbimi.

Për nën-sekretarin, qarkorja e Shefit të Policisë kundër të cilës ngrenë zërin parlamentarët e opozitës, ka interpretuar me saktësi normën që ka përjashtuar nga mundësia e përfitimit të legalizimit këtë kategori klandestinësh. Davico ka folur për “interpretim tekstual e të drejtë të normës” pasi vepra penale e kryer nga të gjithë ata që “pa një motiv të justifikuar vazhdojnë të qëndrojnë ilegalisht në territorin kombëtar në shkelje të urdhrit të dëbimit të lëshuar nga kuestori për t’u larguar brenda 5 ditëve, nëse dëbimi është dhënë për hyrje ilegale në Itali, hyn padyshim në kategorinë e nenit 381 të kodit të procedurës penale”.

Përgjigjes së qeverisë, deputetja e PD-së iu përgjigj duke thënë se do ta shqyrtojë atë për “të kuptuar nëse efektivisht mbizotëron një interpretim i drejtë i normës, apo siç mendojnë shumë familje por edhe shumë juristë, në të vërtetë është një interpretim shtrëngues dhe tejet i padrejtë”.

Parlamentarja demokrate i kërkon qeverisë “të procedojë me shpejtësi në përpunimin e praktikave të legalizimit”. Madje për Turcon, “është e pakuptueshme të lësh këtë situatë klandestiniteti në punën në bujqësi e në familje; mbi të gjitha sepse ka persona – për shkak të krizës ekonomike e shoqërore – që ndoshta edhe pse prej dhjetë vjetësh në Itali ligji Bossi-Fini u jep vetëm gjashtë muaj kohë për të kërkuar punë e rrezikojnë seriozisht dëbimin.

Elvio Pasca

Gratë janë më të sigurta të lindin në Shqipëri se në ShBA

Një pjesë e mirë e imigrantëve preferon të djathtën