in

Sipërmarrësja e vitit vjen nga Madagaskari

Është nënë e katër fëmijëve, Edith Jaomazava, nga Madagaskari, sipërmarrësi i huaj më i mirë i vitit i përzgjedhur nga MoneyGram. Importon vanilje dhe erëza të tjera nga vendlindja në Itali duke krijuar vende pune si këtu edhe atje. Mes 15 finalistëve arrin edhe shqiptari Kel Gjondrekaj me ndërmarrjen e tij të rritjes së lepujve

Romë 20 maj 2010 – Edith Elise Jaomazava është shpallur sot sipërmarrësja e vitit 2010 nga MoneyGram, kolosi i transfertave të parave që për të dytin vit rresht vlerëson cilësitë më të mira të sipërmarrjeve etnike në Itali. Bashkë me të, në podium me çmimet e kategorive të ndryshme edhe Luz Adriana Poveda (çmimin për Rritjen), Hermes Gregorio Villalobos Plasencia (për Punësimin), Hannae Gemal Ali e Cristina Toma (për Sipërmarrjen e të Rinjve) dhe Hector Villanueva Infante (për Përgjegjësinë Sociale).

Në finale arritën 15 të huaj që u përzgjodhën mes dhjetëra e dhjetëra sipërmarrësve që u prezantuan. Në finale, për kategorinë “MoneyGram Award për rritjen” mbërriti edhe 40-vjeçari nga Bushati i Shkodrës, Kel Gjondrekaj. Prej vitit 1996 rezident në Roccabruna të Cuneos sot është titullar i një ferme për rritjen e lepujve.

Në vitin 2007, pas një përvoje disavjeçare si i punësuar në të njëjtin sektor, Keli blen fermën për rritjen e lepujve qoftë për riprodhim, qoftë për mish.
Pas një rënieje fillestare të natyrshme, dy vjetët e fundit, me gjithë krizën e thellë ekonomike Keli ka rritur ndjeshëm shitjet: +228% nga viti 2007 në 2008 dhe +36% nga 2008 në vitin 2009. Sot furnizon me mish lepuri një pjesë të mirë të thertoreve të zonës.

Energjia e skulptorit Helidon Xhixha në Museun Magi ‘900

Muzat jetime të Dardanës dhe Albertit