Një punëtor ndërtimi, shqiptar 40 vjeç bie në kantier. Ka thyer këmbët dhe vertebrat
Romë, 8 tetor 2012 – Një shqiptar 40-vjeçar, punëtor ndërtimi në Milano, ka pësuar një aksident të rëndë në kantier. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm në rrugën Caldera.
Punëtori ka rënë nga skela, nga 4 metra lartësi dhe tani gjendet i shtruar në spital. Ka thyer këmbët, vertebrat dhe ka marrë trauma të rënda në bark dhe kurriz.