in

Ermal Meta dhe grupi i tij në Londër në mbrëmjen dedikuar Puglias

“La fame di Camilla” grupi rock puljez, i drejtuar nga Ermal Meta, më 10 tetor do të japë një koncert në Londër, në klubin historik Dingwalls, në kuadrin e mbrëmjes me titull “Puglia Sounds In London”.

Ndërsa sot, grupi prezanton për herë të parë në Tgcom24 videoklipin e këngës së re “Vetëm një gjurmë”.

“La fame di Camilla” ka lindur në vitin 2007 dhe sot konsiderohet si një nga më premtuesit në panoramën muzikore italiane. Ashtu siç e kishin parashikuar kritikët dhe specialistët e muzikës, brenda një kohe të shkurtër grupi rok pop doli nga hija amatoriale dhe mbërriti në kanalet më të rëndësishme të muzikës.

Lideri i grupit është i riu shqiptar Ermal Meta, me origjinë nga Fieri, prej 16 vjetësh me banim në Itali. Në diskun e parë të grupit, Ermali nuk ka harruar të fusë diçka nga  Shqipëria. Vepra e tyre e parë,  e prodhuar nga Universal Music, mbyllet me këngën “Në dorën tënde” të kënduar në shqip. Tingujt emocionues të kitarës krijojnë një atmosferë të ëmbël, me tone nostalgjie. Jo më kot një kritik e ka cilësuar muzikën e grupit La Fame di Camilla si një përkëdhelje plot nostalgji.

Lexo edhe:
Grupi i Ermal Metës zbarkon në Sanremo
Ermal Meta dhe “La fame di Camilla”

 

Fini: “La Bossi-Fini? Non è una vergogna”

Agim Sulaj fiton çmimin e parë në konkursin ‘Një karikaturë për Europën’