in

Maroni: “Shtetësia çmim për integrimin, nevojiten dhjetë vjet”

Ministri i Brendshëm: “jam për ius sanguinis, veçanërisht në këtë çast historik”

Romë, 5 maj 2010 – “Në Francë kanë vënë në diskutim edhe heqjen e shtetësisë të shoqit të një gruaje që u ndalua pse i jepte makinës e mbuluar me perçe. Ta kisha bërë unë…”.

Kështu shprehet ministri i Brendshëm Maroni në një intervistë dhënë revistës Sette të të përditshmes Corriere della Sera që do të dalë në treg nesër. “Pse ajo e Sarkozy-së është një e djathtë moderne ndërsa ne të Legës konsiderohemi gjithnjë harbutë?”, pyet me qesëndi ministri i Brendshëm.
Për propozimin e finianëve të Popullit të Lirive për njohjen e shtetësisë pas pesë vjetëve, thotë: “Dhjetë vjet pritje më duken të drejtë. Madje, shtetësia duhet të jetë një çmim për integrimin dhe jo një mjet për ta arritur atë”. Sa për njohjen e shtetësisë të lindurve në Itali (ius soli), shpjegon: “Inë jam për ius sanguinis (njohjen e shtetësisë sipas gjakut, fëmijëve me të paktin njërin prind italian, kudo lindshin), veçanërisht në këtë çast historik” dhe kritikave të Kishës, veçanërisht të imzot Marchettos mbi ashpërsinë e tepruar të Legës në çështje të imigracionit përgjigjet: “kohë më parë sulmet e imzot Marchettos më lëndonin, tani nuk më bëjnë më përshtypje. Janë sulme ideologjike”.

Një pjesë e mirë e imigrantëve preferon të djathtën

Oni Pustina fitues i “Dancing with the stars Albania”