in

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut në Shqipëri. Ratifikohet marrëveshja me Austrinë

Ratifikimi i “marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për bashkëpunim në lidhje me huadhënien e objekteve, që i përkasin trashëgimisë së luajtshme kulturore të shtetit, për ekspozim në territorin e shtetit tjetër” mundëson sjelljen e përkohshme në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut

Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme dhe komisioni i Medias ratifikuan të martën marrëveshjen me Austrinë, që i hap rrugë ekspozimit për herë të parë në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për bashkëpunim në lidhje me huadhënien e objekteve, që i përkasin trashëgimisë së luajtshme kulturore të shtetit, për ekspozim në territorin e shtetit tjetër” vjen me një rëndësi të veçantë simbolike në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ratifikimi i hap rrugë ardhjes dhe ekspozimit për herë të parë në vendin tonë të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, të cilat gjenden në Muzeun Historik të Vjenës. 

Sipas marrëveshjes dypalëshe, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë institucioni pritës i objekteve dhe nënshkrues i marrëveshjeve teknike ndërmjet palëve. 

 

Dështon sanatoria, një brez shpëtimi i vogël dhe larg

E dëshpëruar nga taksat i hyn me makinë vitrinës së zyrës së tatim taksave