in

Dy popuj, një det, një miqësi: Projekti SMILE

Bashkëpunimi i Decentralizuar dhe eksperienca të kohezionit social në Shqipëri: konferencë më datë 3 dhe 4 maj, në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë. E pranishme, Rajoni i Puglia-s, Sektori i Shërbimit të Mesdheut, me eksperiencën e Projektit SMILE

smile.jpg

Një projekt ambicioz, që ka si qëllim nisjen e një procesi ndryshimi, mbrojtjeje dhe tutele të të miturve dhe adoleshentëve shqiptarë, nëpërmjet Bashkëpunimit të Decentralizuar: me këtë objektiv lindi Projekti SMILE ( Mbështetje për të Miturit në Shqipëri). Ky projekt përfaqëson një manifestim të gjerë dhe ambicioz të Programit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Mbështetje në favor të politikave për të miturit në Shqipëri”- financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane, me pjesëmarrjen e Krahinave të Emilia-Romagna (Leader Partner), Marche dhe Puglia – Sektori i Shërbimit të Mesdheut.

Subjekti zbatues është Bashkia Forli, e cila që nga viti 2005 ka dhënë rezultate efikase dhe të vlefshme në fushën e politikave , në mbështetje të të miturve shqiptarë: aktiviteteve formuese në Itali dhe në Shqipëri, hartimi i Planeve Sociale zonale, krijimi i Bankave të Dhënash dhe aktivitete në fushën e legjislacionit.

due popoli.jpg

Për këto, do të flitet në Tiranë, më datë 3 dhe 4 maj 2010 me rastin e takimit publik ndërkombëtar “Noi, in cooperazione. La rete che unisce percorsi comuni. Italia-Albania Coesione Sociale e Sviluppo” – “Ne, në bashkëpunim.Rrjeti që bashkon rrugë të përbashkëta. Itali–Shqipëri, Kohezion Social dhe Zhvillim”

Nisma zhvillohet në kuadrin e manifestimit “ Italia dhe Shqiperia 2010: dy popuj, një det, një miqësi” promovuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me subjektet institucionale dhe private te “Sistemit Italia” e institucionet publike dhe private shqiptare, e përfshirë kjo, nga Ministria e Punëve të Jashtme në evenimentet e mëdha të Komisionit për Promovimin e Kulturës Italiane jashtë Vendit.

Takimi, i cili do të zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ora 10:00, do të përqendrohet në rolin dhe ndikimet e Bashkëpunimit të Decentralizuar dhe Territorial në procesin e ndryshimit të vazhdueshëm në Shqipëri.

Nisma u drejtohet të gjithë referentëve të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë, të përfshirë në edukimin dhe mbrojtjen e të miturve, siç janë shkollat, entet dhe institucionet, të cilët me kompetencat dhe autoritetin e tyre mund të ushtrojnë një influencë të konsiderueshme mbi përfituesit finalë, të rinjtë.

Këto dy ditë, gjithashtu do të ofrojnë mundësinë për dialog me përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm, të cilët në detyra të ndryshme angazhohen në tematika dhe problematika të të miturve dhe veçanërisht për të informuar dhe sensibilizuar bashkëbiseduesit institucionalë dhe politike të përfshirë në Projektin SMILE, duke ndikuar kështu në rezultatin e Projektit, në mbështetjen dhe realizimin e asaj që është nisur dhe tashmë realizuar pjesërisht nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Ditën e hënë, më datë 3 maj, punimet do të hapen me përshëndetjen e Ambasadorit Italian në Tiranë Saba D’Elia dhe të ZV/ Ministres së Integrimit të Shqipërisë, Jorida Tabaku.

Punimet do të vazhdojnë më tej nga relacione të shumta të përfaqësuesve të përfshirë në Projekt: referentet e Ministrisë së Jashtme Italiane dhe të tre Rajoneve të interesuara, Emilia Romagna, Marche e Puglia, të Bashkisë Forlì dhe përgjegjësit e shërbimeve sociale të Bashkive Elbasan, Shkodër dhe Vlorë. Bashkëfolësit do të ballafaqohen me temat e kohezionit social dhe të zhvillimt, të qeverisjes territoriale dhe të politikave sociale, në referim me rolin e rajoneve dhe rrjeteve europiane të strategjisë së re të EU 2020, në mbështetje të zgjerimit të BE.

Me këtë rast do të prezantohen për herë të parë në publik tre spotet e realizuara nga fëmijët e disa qendrave ditore të Elbasanit, Shkodrës dhe Vlorës , gjatë “laboratorit të gjuhës audiovizive”

Ndërsa, dita e martë 4 maj, e drejtuar nga ZV/Ministri i Punës, Çështjeve sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kastriot Sulkaj, do të jetë e ndarë në dy pjesë : pjesa e parë do të përqendrohet mbi temën “Europa e rajoneve dhe politikave sociale”, dhe në pjesë e dytë do të zhvillohet një Tavolinë e Rrumbullakët me temë “Nga organizatat jofitimprurëse tek ndërmarrja sociale, cilësi e jetës dhe përfshirje social-ekonomike”, që do të vendosë përballë raste të ndryshme të organizatave italiane dhe shqiptare

Fjala e mbylljes dhe konkluzionet e punimeve të dy ditëve, me shkëmbime dhe ballafaqime, do të bëhet nga Ministri i Punës, Çështjeve sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë Z. Spiro Ksera.

Programi i konferencës dyditore

Për informacion mbi Projektin SMILE vizitoni skedën e Redaksisë Europuglia

Për Informacione mbi manifestimin “Italia e Albania 2010: due popoli, un mare, un’amicizia” vizitoni sitin zyrtar të Ambasadës italiane në Tiranë


 

Discriminazione innovativa

Gratë janë më të sigurta të lindin në Shqipëri se në ShBA