Dua të vij në Itali për të hapur një aktivitet privat për import-eksport. Kam parë që është shpallur një dekret fluksesh që ka edhe kuota për punë të pavarur, s mund të marr vizën e të vij?
Romë, 4 dhjetor 2012 – Viza për punë autonome, e parashikuar nga neni 26 i Tekstit unik për imigracionin (dekreti legjislativ 286 i vitit 1998) dhe nga neni 39 i rregullores së aktualizimit (D.P.R. 394 i vitit 1999), lejon ardhjen në Itali, për qëndrim afatshkurtër apo afatgjatë, të të huajve që duan të ushtrojnë aktivitet privat prfesional, artizanal apo tregtar, apo të hapin një shoqëri kapitalesh apo personash.
Kufizimi i kuotave
Mundësia e ardhjes në Itali për punë të pavarur, është e kushtëzuar nga shpallja e dekretit të flukseve që disiplinon ardhjet e të huajve për motive pune, qoftë e varur apo e pavarur, dhe tregon edhe kategoritë e punonjësve që mund kryejnë në Itali aktivitet të pavarur (për shembull, në dekretin e fundit janë përjashtuar bashkëpunëtorët).
Nëse parashikohen kuota për punë të pavarur, procedura ndjek një rrugëtim që varet nga fakti nëse i huaji ka ndërmend të kryejë aktivitet mes atyre për të cilat parashikohet regjistrimi në një urdhër a regjistër apo nëse aktiviteti nuk hyn mes atyre për të cilat nuk parashikohet regjistrim në ndonjë urdhër.
Ardhja për aktivitet privat për të cilin parashikohet regjistrimi në Urdhër
Në rast se aktiviteti privat që do të ushtrohet parashikon regjistrimin në Regjistrin e ndërmarrjeve dhe kërkon pasjen e një autorizimi apo licence apo regjistrimin në një regjistër ose urdhër të posaçëm, i huaji është i detyruar të kërkojë pranë autoritetit administrativ, edhe përmes dikujt tjetër me prokurë (të përkthyer e të legalizuar) deklaratë që nuk ekzistojnë motive penguese për lëshimin e këtij autorizimi. Nëse nuk kërkohen autorizime të veçanta, deklarata që nuk ekzistojnë motive penguese lëshohet drejtpërdrjet nga Dhoma e Tregtisë së qytetit ku do të hapë aktivitetin. Është e nevojshme që Dhomës së Tregtisë t’i kërkohet edhe dëshmia e parametrave financiarë të nevojshëm për të hapur një veprimtari të tillë.
Ardhja për aktivitet privat për të cilin nuk parashikohet regjistrimi në Urdhër
Nëse aktivitetet nuk duhen regjistruar në Regjistrin e ndërmarrejve, dhe nëse janë të i pavarura nga registrimi në ndonjë Urdhër apo regjistër, e për të cilat nuk mund të individualizohet një Administratë kompetente për lëshimin e deklaratës dhe të dëshmisë dokumentacioni i nevojshëm për të kërkuar vizën është:
a) një kontratë e përshtatshme, në rast se e nënshkruar nga një ndërmarrje italiane duhet të ketë edhe certifikatën e regjistrimit në regjistrin e ndërmarrjeve, dhe në rast se porositësi i punës është një ndërmarrje të huaj, duhet të ketë një certifikatë të ngjashme të legalizuar nga përfaqësia diplomatike konsolare italiane kompetente;
b) kopje e një deklarate përgjegjësie, paraprakisht e nisur nga pala italiane apo nga përfaqësuesi ligjor i saj në Drejtorinë territoriale të punës, në të cilën të të tregohet që në bazë të kontratës së lidhur nuk do të ketë asnjë marrëdhënie pune të varur;
c) kopje e bilancit të fundit të depozituar në regjistrin e ndërmarrjeve, në rastin e shoqërive të kapitalit, apo të deklaratës së të ardhurave, në rastin e shoqërive të personave apo të një ndërmarrjeje personale apo të një porositësi pune jo sipërmarrës, nga e cila të rezultojë që të ardhurat të jenë të mjaftueshme për të garantuar kompensimin.
Për të kërkuar vizën, nevojitet gjithashtu të dëshmohet se i interesuari ka në dispozicion një strehim të përshtatshëm, përmes një kontrate qeraje apo mikpritjeje apo pronësie, si edhe të ketë kapacitet financiar të mjaftueshëm për të garantuar qëndrimin dhe hapjen e aktivitetit. Shuma e parave në dispozicion duhet të jetë më e lartë se niveli minimal i parashikuar nga ligji për mos pjesëmarrjen në shpenzimet shëndetësore dhe mund të tregohet përmes një fidejuksioni bankar, një deklarate të porositësit të punës apo të përfaqësuesit legal të shoqërisë.
Autorizimi në Kuesturë
Dokumentacioni i nevojshëm për kërkesën e vizës, duhet të paraqitet edhe përmes një të deleguari (me prokurë të përkthyer e të legalizuar) pranë Kuesturës kompetente, e cila pasi verifikon mungesën e motiveve penguese lëshon autorizimin për lëshimin e vizës. Kërkesa e autorizimit (nulla-osta) që i përcillet kuesturës duhet të ketë të bashkangjitur të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me aktivitetin që dëshirohet të kryhet në Itali në mënyrë të pavarur, përfshirë autorizimet, deklaratat dhe dëshmitë e lëshuara nga Autoritetet kompetente.
Viza dhe hyrja në Itali
Me të marrë autorizimin nga Kuestura, i interesuari mund të shkojë në përfaqësinë diplomatike konsolare italiane për të kërkuar vizën. Konsullata pasi merr autorizimet e Autoriteteve kompetente do t’i lshojë një vizë me të cilën i huaji vjen më pas në Itali. Këtu brenda tetë ditëve duhet të kërkojë lejen e qëndrimit përmes kompleteve postare të posaçme të formularëve.
Avv. Andrea De Rossi
Lexo në gjuhën italiane: Flussi. Come si entra in Italia per lavoro autonomo?