in

PDIU dorëzon në Kuvend rezolutën për çështjen çame

 
Përmban 13 pika dhe duhet të jetë hapi i parë i nismave të mëtejshme zyrtare të qeverisë shqiptare për të kërkuar zgjidhjen e kësaj çështjeje

Tiranë, 10 dhjetor 2012 – Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet pritet të dorëzojë sot në Kuvend Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Çame, e cila duhet t’i hapë rrugë nismave të mëtejshme zyrtare të qeverisë shqiptare për të kërkuar zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Rezoluta, e ideuar nga dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, përbëhët nga 13 pika dhe ndër të tjera kërkon shfuqizimin e ligjit grek të luftës, i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940, akoma në fuqi; njohjen e së drejtës së riatdhesimit; njohjen e statusit të minoritetit etnik etj.

Rezoluta për zgjidhjen e  çështjes çame vjen në 100-vjetorin e pavarësisë. Në këtë kuadër rezoluta e PDIU-së thekson se 100-vjetori i shtetit shqiptar, bën që të shfaqet një vetëdije e re kombëtare e qytetarëve për fatet e kombit. Për këtë arsye shprehen deputetët e PDIU-së parlamentarët shqiptarë duhet që në lartësinë e misionit historik, të ofrojnë një zgjidhje për çështjen çame, si çështja më e rëndësishme e pazgjidhur.

Bruksel. Nisin sot diskutimet mbi statusin e Shqipërisë

Remitancat e emigrantëve në kohë krize dhe rëndësia e tyre për Shqipërinë