in

Foggia. Qëllohet me pistoletë ndaj dy shqiptarëve. Një i vdekur, një i plagosur rëndë

Në një pritë ngritur mbrëmë dy shqiptarëve në komunën San Severo të Foggias, ka humbur jetën 42 vjeçari Amir Ballo dhe është plagosur rëndë 31-vjeçari Orges Fisniku.

Romë, 24 dhjetor 2012 – Një shqiptar ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të dielës, 23 dhjetor në San Severo të provincës së Foggias. Sipas mediave lokale, viktima është Amir Ballo 42 vjeç ndërsa i plagosur rëndë në spital gjendet Orges Fisniku 31 vjeç.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, Ballo dhe Fisniku ishin së bashku në një veturë Audi A3 dhe ndërsa përshkonin rrugën Carli të qytetit, u është afruar një automjet tjetër dhe prej tij është shtënë me pistoletë. Plumbat kanë goditur në kokë e pjesë të tjera të trupit qoftë Ballën, qoftë Fisnikun, por i pari ka ndërruar jetë në vend ndërsa i dyti është plagosur rëndë e tani ndodhet në repartin e Terapisë intensive në spitalin Casa Sollievo della Sofferenza në San Giovanni Rotondo.

Hetimet e nisura që mbrëmë nuk përjashtojnë që objektivi i vërtetë i pritës së ngritur të mos ishte Ballo por Fisniku, i njohur edhe më parë nga forcat e rendit.

 

Arezzo. Integrimi dhe shtetësia përmes sportit

Alba Dorata Italia vuole presentarsi alle elezioni