in

Bergamo. Arrestohet një 32 vjeçar kosovar. Akuzohet të ketë përdhunuar një të re shtatzënë

Kosovari i akuzuar është baba me dy fëmijë të vegjël dhe jeton prej kohësh në zonën ku një javë më parë ka ndodhur përdhunimi, në qendër të Bergamos. Pas dy orëve marrjeje në pyetje në Kuesturë, i është dhënë masa e arrestit shtëpiak

Romë, 12 janar 2013 – Pasditen e 11 janarit është arrestuar një 32 vjeçar kosovar. Dyshohet të ketë përdhunuar një javë më parë, natën mes të premtes e të shtunës së javës së shkuar, një vajzë 24 vjeçe, shtatzënë.

Kosovari, në Itali prej shumë vjetësh, i martuar e me dy fëmijë të vegjël, jeton në Borgo Santa Caterina, në të njëjtën lagje në qendër të Bergamos ku një javë më parë, sipas akuzës, ka përdhunuar vajzën.  

Hetuesit mendojnë se është ai autori i aktit të rëndë për shkak të makinës së tij, një Fiat 600 e bardhë e përshkruar nga viktima policisë, e më parë e parë në regjistrimet e telekamerave të video-mbikëqyrjes komunale.

Dyshimet janë përqendruar mbi kosovarin, që kurrë më parë nuk ka pasur probleme me drejtësinë,që të nesërmen e përdhunimit edhe falë përshkrimit fizik që viktima i ka bërë agresorit të saj, por vetëm të premten, 11 janar,  rreth orës 16.00 policia e ka arrestuar, ndërsa shkonte të merrte makinën e tij. Pas marrjes në pyetje, atij i është dhënë masa e arrestit shtëpiak.

24-vjeçarja, që jeton në provincën e Bergamos, natën mes të premtes e të shtunës së një jave më parë sapo ishte ndarë nga disa shoqe në Bar Divina dhe po shkonte të merrte makinën e saj në rrugën Alberico da Rosciate, 32-vjeçari e ka ndjekur me veturën e tij, fillimisht e ka ftuar të hipte në makinë për të bërë një copë rruge bashkë, dhe pas refuzimit të saj, e ka përdhunuar pas një makine të parkuar. E dërguar menjëherë në spital për kontrollet, mjekët kanë lajmëruar vajzën se prej disa javësh është shtatzënë e se fatmirësisht përdhunimi nuk duhet të ketë pasoja për fëmijën.

Kurs falas për kualifikimin e punonjësve në sektorin e heqjes së eternitit

Aksident i rëndë rrugor në A14. Vdes 42-vjeçari, plagosen e shoqja dhe dy fëmijët