in

Artan Meta, zemërgjerë edhe pas vdekjes. Familjarët dhurojnë organet

Familjarët e 45-vjeçarit të rrahur për vdekje vendosin të dhurojnë organet e Metës. “Kështu do të kishte dashur edhe ai vetë”

Romë, 29 janar 2013 – Ndërsa në facebook, në faqen “Artan siamo tutti con te” janë me qindra ata që  shprehin dhimbjen për vdekjen e Artanit që, siç duket, gëzonte dashurinë e respektin e shumë personave në Villasor, mediat bëjnë të ditur që familjarët e tij kanë marrë një vendim të rëndësishëm: të dhurojnë organet e tij. “Kështu do të kish dashur edhe ai vetë” shprehen familjarët ndërsa japin lejen për këtë akt të fundit zemërgjerësie ndaj komunitetit. 

Nesër në orën 15 mjeku ligjor do të bëjë autopsinë e më pas trupi do t’i jepet familjes që kanë vendosur ta çojnë në Shqipëri. Por më parë, për baristin shqiptar do të mbahet një meshë dhe një kortezh i heshtur në Villasor, ku Artan Meta jetoi vitet e fundit të jetës e ku janë të shumtë ata që duan të nderojnë kujtimin e tij dhe ta përshëndesin për herë të fundit.

Gjithnjë në faqen “Artan siamo tutti con te”, dhjetëra vetë po aktivizohen për të mbledhur paratë e nevojshme për dërgimin e trupit të tij në Atdhe.

Ndërkaq, 18-vjeçari Nicholas Melis, që të enjten e shkuar e goditi Metën me shqelm në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen, i akuzuar fillimisht për lëndime të rënda, tani duhet të përgjigjet për vrasje. E pas fjalëve të ulëta që shkroi pas agresionit (Ta hajë dreqi, futem në telashe për njerëz m…. Edhe më të fortë të ta kisha dhënë shqelmin…), janë të shumtë ata që duan ta shohin sa më parë në burg, e për një kohë të gjatë.

La truffa. “Cerchi lavoro? Ti aiutiamo noi…”

Firenze. Pa familje e pa dokumente, 13-vjeçari kërkon ndihmë në Kuesturë