in

Sanatoria. Si të tregoj që kam ku banoj?

Më kanë thirrur në Sportelin unik për nënshkrimin e kontratës së qëndrimit. Nuk di ç’dokumente duhet të çoj për të treguar që kam një strehim

Romë, 4 shkurt 2013 – Në Itali, ligji parashikon që në çastin e lidhjes së  kontratës së qëndrimit, punëdhënësi duhet t’i garantojë të huajit që punon për të një strehim të përshtatshëm sipas parametrave higjienike-shëndetësore të parashikuar nga Dekreti ii ministrisë së Shëndetësisë nr. 286/98 i 5 korrikut. Sipas këtij dekreti, për çdo banor të një shtëpie duhet të sigurohet një sipërfaqje e përdorshme jo më e vogël se 14 metra katrorë, për 4 personat e parë, dhe 10 metra katrorë për të tjerët; dhomat e grumi duhet të jenë me sipërfaqe minimale 9 metra katrorë nëse janë për një person dhe 14 m2 për dy persona; çdo banesë duhet të ketë edhe një dhomë ndenjeje prej të paktën 14 metrash katrorë.

Për të treguar që banesa respekton parametrat ligjorë, administrata publike kërkon t’i paraqitet një certifikatë ‘përshtatshmërie strehimi’ të ndërtesës, dokument që, në bazë të qarkores së ministrisë së Brendshme nr. 3462/2012 nuk mund të vetëcertifikohet, por mund të lëshohet vetëm nga Zyrat Teknike të komunës. Por disa zyra të Sportelit Unik po pranojnë certificata të lëshuara edhe nga ASL, ndaj është mirë që të verifikohet ç’dokument kërkohet në Sportelin kompetent.

Kërkesa për certifikatën e përshtatshmërisë së strehimit duhet të paraqitet nga personi që ka banesën apo nga ai që e ka marrë me qira, apo nga një tjetër person me prokurë. Në përgjithësi, kërkesës i bashkangjitet një kopje e dokumentit të identitetit të kërkuesit (dhe e personit të cilit i është bërë prokura, sipas rastit), kopja e dokumentit të qëndrimit në rast se është i huaj, planimetria e shtëpisë dhe fotokopja e kontratës së qirasë apo e pronësisë. Disa nga kriteret që duhet të përmbushë banesa ndryshojnë edhe nga krahina në krahinë, ndaj është e udhës të kontaktohet autoriteti kompetent për të pasur një listë të plotë të dokumentacionit të nevojshëm për kërkesën.

Lidhur me strehimin e të huajit dhe dokumentet përkatëse që duhen çuar në sportelin unik në çastin e lidhjes së kontratës së qëndrimit ka disa variante, por në të gjitha rastet, ‘përshtatshmëria e banesës’ e lëshuar nga organet competente është një dokument i domosdoshëm.

Në rastin kur punonjësi i huaj deklarohet se bashkëjeton me punëdhënësin, duhet paraqitur edhe deklarata e bujtjes ose e lëshimit të banesës (cessione di fabbricato) dhe dokumenti i pronësisë apo i kontrata e qirasë.

Në rast se i huaji është titullar i një kontrate qiraje, kjo duhet të jetë e regjistruar dhe në takimin në Sportelin Unik duhet marrë me vete edhe origjinali edhe një fotokopje.

Në rast se i huaji jeton në shtëpi të një personi të tretë, duhet marrë me vete deklarata e lëshimit të banesës (cessione di fabbricato) apo deklarata e bujtjes e firmosur nga i zoti i shtëpisë dhe fotokopja e dokumnentit të identitetit (edhe kopja e dokumentit të qëndrimit në rast se është i huaj) përveç kontratës së qirasë së regjistruar apo të aktit të pronësisë.

Maria Elena Arguello

Razzisti online contro Khalid Chaouki. “Li ho denunciati”

Fyle në Tiranë: “Statusi në dorën tuaj. Zgjedhjet test kyç”