Për Ratzinger-in “e drejta e individit për të emigruar është mes të drejtave themelore të njeriut”. Të krishterët duhet të jenë “zemërgjerë, mikpritës, solidarë”, dhe të mos harrojnë që edhe “Jezusi ishte një refugjat”
Romë, 25 shkurt 2013 – “Kush lë tokën e tij, e bën sepse shpreson në një të ardhme më të mirë, por edhe sepse ka besim te Zoti që udhëheq hapat e njeriut, si Abrami. Ndaj edhe migrantët janë prurës të besimit dhe të shpresës”. E ka thënë Papa Benedikti XVI në Shën Pietër, pak javë para se të paralajmëronte dorëheqjen. Në Omelinë e Krishtlindjeve, pak ditë më parë kishte vënë në qendër të vëmendjes “çështjen e madhe morale të situatës së refugjatëve, migrantëve” ndërsa “e kemi mendjen vetëm tek vetja, pa u lënë hapësirë të tjerëve”.
Gjatë Pontifikatit të tij tetëvjeçar, Joseph Ratzinger ka folur shpesh për emigracionin, duke u bërë thirrje katolikëve të jenë mikpritës e të respektojnë të drejtat dhe dinjitetin e atij që lë atdheun e vet për t’u larguar nga luftërat, persekutimi e skamja, apo edhe vetëm për të ndjekur shpresën për një jetë më të mirë.
Në mesazhin e fundit, të botuar tetorin e shkuar ka nënvizuar mes të tjerash se “çdo shtet ka të drejtë të disiplinojë flukset e ardhjeve e të zbatojë politika që t’u përgjigjen nevojave të përgjithshme në të mirë të komunitetit, por gjithnjë duke siguruar respektin e dinjitetit të çdo individi. E drejta e personit për të emigruar është ndër të drejtat themelore të njeriut, bashkë me të drejtën për cilindo të jetojë atje ku beson se është më mirë për realizimin e aftësive, projekteve dhe ëndrrave të tij”.
Duke folur me të rinjte e Aksionit Katolik (në vitin 2011), Papa u kërkoi të “jenë zemërgjerë, mikpritës, solidarë, e mbi të gjitha, komunikues të bukurisë së besimit fetar”. “Shumë burra, gra dhe të rinj – kujtoi Papa – bien në kontakt me botën tonë që kanë njohur pak, në mënyrë sipërfaqësore, janë të verbuar nga imazhe mashtruese e kanë nevojë të mos humbasin shpresën, të mos vënë në shitje dinjitetin e tyre. Kanë nevojë për bukë, punë, liri, drejtësi, paqe, t’u njihen të drejtat e tyre si bij të Zotit”.
Duke konsideruar emigrimin shkak për prishjen e mundshme të familjeve, Papa ka kërkuar norma në mbrojtje të saj. “Duhet të urohet – ka thënë vite më parë, duke iu drejtuar ambasadorëve – që nevojat e atyre që mërgojnë të merren në konsideratë nga ligjet që duhet të lehtësojnë bashkimin familjar dhe të pajtojnë nevojat legjitime të sigurisë me ato të respektit të pashkelshëm të individit”.
Benedikti XVI ka ftuar vazhdimisht të gjithë të shohin tek migrantët Krishtin. “Jezusi – tha gatë një udhëtimi në Afrikë – ka dashur të marrë tiparet e të gjithë atyre që kanë uri dhe etje, të të huajve, të atyre që janë të zhveshur, të sëmurë apo të burgosur, me pak fjalë të të gjithë atyre që vuajnë apo janë të lënë mënjanë; ndaj qëndrimi që ne mbajmë ndaj tyre do të konsiderohet si qëndrim që kemi nga vetë Krishtit”.
Nga ana tjetër, siç ka kujtuar shpesh papa, edhe prindërve të Jezusit iu desh të arratiseshin nga vendi i tyre e të shkonin në Egjipt, për të shpëtuar jetën e fëmijës së tyre: Mesia, i Biri i Zotit ka qenë një
EP