in

Italianët e rinj në Parlament. Ia dalin mbanë vetëm Kyenge dhe Chaouki

Dy eksponentët e Partisë Demokratike do të zënë vend në Dhomën e Deputetëve: “Do të luftojmë për të drejtat dheshtetësinë”. Nuk zgjidhen kandidatët e tjerë me origjinë të huaj

Romë, 26 shkurt 2013 – Vetëm dy nga italianët e rinj do të zënë vend në Parlamentin italian. Janë Cécile Kyenge Kashetu dhe Khalid Choauki, një emigrante dhe një bir emigrantësh, që hyjnë në Dhomën e Deputetëve në radhët e PD-së.

“Është një përgjegjësi e rëndësishme, duhet të sjellim në qendër të vëmendjes vlerat që kemi mbështetur në brendësi të Forumit të emigracionit të partisë. Kjo nuk është një fitore e imja apo e Chaouki-t, është fitore e një grupi të tërë që ka punuar për të çuar në parlament idetë e tj” thotë për stranieriinitalia.it Kyenge Kashetu, mjeke okuliste me origjinë kongoleze, e zgjedhur në Emilia Romagna, ish këshilltare në provincën e Modenës.

“Këto zgjedhje – pranon deputetja e re – janë një e papritur, do të duhet akoma kohë për të mposhtur berluskonizmin. Të fortë në identitetin tonë të dyfishtë, duhet të luftojmë për një pjesëmarrje politike të plotë e për të përforcuar konceptin e qytetarisë së fortë, që të respektojë të drejtat e të gjithëve, italianë dhe të huaj”.

Khalid Chaouki, gazetar e përgjegjës Nuovi Cittadini në PD, i lindur në Kazablankë dhe i rritur në Emilia, rezulton i pari ndër ata që mbeten jashtë në qarkun Campania 2, por do të mbërrijë në Dhomën e Deputetëve sepse kreu i listës në atë zonë, Enrico Letta, që kryeson listën e PD-së edhe në Marche, ka zgjedhur të përfaqësojë këtë të fundit. Objektivi kryesor? “Duhet të bëjmë reformën e shtetësisë: kush lind apo rritet në Itali është Italian”. Duhet të japim provë përgjegjësie një million bijve të emigrantëve që presin prej shumë kohësh” thotë.

Ishte reforma e parë e paralajmëruar nga Bersani, por Partia Demokratike nuk ka fituar shumicën që pritej. “Në Parlament – thekson Chaouki – do të nevojitet të arrihet maksimumi i konvergjencës mes forcave politike, që duhet të kthejnë në realitet një të drejtë tashmë të ndier nga pjesa më e madhe e italianëve. Reforma e shtetësisë mbetet një nga pikat kryesore të agjendës sonë, jam i bindur që do t’ia arrijmë”.

Është një betejë që shokët e tij, Nona Evghenie e Fernando Biague, nuk mund të ndjekin në Dhomën e Deputetëve. Votat e mbledhura nga PD në këto zgjedhje nuk kanë mjaftuar për të zgjedhur këshilltaren komunale të Padovës me origjinë rumune dhe psikologun e Alto Adiges të lindur në Guinea Bissau, që ishin në listë por jo në pozicione të larta.

Rast i humbur edhe për kandidatët me origjinë të huaj që forcat e tjera politike donin të çonin në Parlament. Nga 30-vjeçarja Kaoutar Badrane, avokate me origjinë marokene, e kandiduar në Veneto nga E Ardhme e Liri për Italinë (partia e Finit), deri te Rania Ibrahim, blogger milaneze me origjinë egjiptiane që ishte në listën eMontit në Lombardi.

As SEL nuk arriti të çojë në Parlament italianë të rinj. Nuk ia doli Mercedes Frias, me origjinë dominikane, ish parlamentare gjatë qeverisë së fundit të Prodit, as ndërmjetësuesja kulturore Farhia Aidid Aden, e lindur në Somali.

Nuk fitoi në këto zgjedhje as Pape Diaw, militant antiracist, lider i komunitetit senegalez fiorentin që, kushedi për ç’arsye, partia SEL e Vendolës e kandidoi në krye të listës në Veneto. “Mësova shumë gjëra – shkruan në Facebook një ditë pas mbylljes së votimeve – gjatë kësaj eksperience. Humba zgjedhjet, pork am fituar shumë miq. Populli zgjodhi e nevojitet të heshtet për të kuptuar. Tani i kthehem punës që kam bërë gjithnjë, mbrojtjes së më të pafuqishmëve. Falënderoj sërish të gjithë. Shumë urime fituesve e punë të mbarë …”.

Elvio Pasca

 

Fiton Lëvizja 5 Yjet. Ç’do të bëhet për emigrantët?

Elezioni regionali. Fuori tutti i nuovi italiani