in

Tavanxhiu mbledh skulptorët në Spinetoli

Nga 2 deri më 12 shtator, Genti Tavanxhiu organizon një Simpozium ndërkombëtar të skulpturës në komunën Spinetoli (AP), ku veç tij do të marrin pjesë edhe pesë skulptorë të rinj evropianë

Komuna e Spinetolit i ka besuar skulptorit Genti Tavanxhiu organizimin e Sipoziumit të parë ndërkombëtar të skulpturës që do të zhvillohet në qendrën historike të Spinetolit nga 2 deri më 12 shtator 2010. Komiteti drejtues artistike, e koordinuar nga Tavanxhiu, pas një analize të kujdesshme të projekteve të shumta të paraqitura ka përzgjedhur, veç skulptorit shqiptar edhe pesë të tjerë: Attila Rrath Geber Hungari-Francë, Arlindo Arez Portugali, Jo Kley Gjermani, Petre Petrov Bulgari, e Giuseppe Straccia Itali.

Genti Tavanxhiu, me eksperiencën e tij të gjatë ndërkombëtare, është i pranishëm në Simpozium qoftë në rolin e organizuesit e si i tillë ka koordinuar komitetin organizues në zgjedhjen e artistëve ndërkombëtare, qoftë si artist pjesëmarrës me një projekt origjinal.

Komiteti organizues i Simpoziumit ka bërë një zgjedhje multietnike, duke përzgjedhur skulptorë të rinj nga vende evropiane, secili prej tyre me një rrugëtim artistik të lidhur me kulturën e vendlindjes. Kjo hapje ndërkombëtare drejt mënyrave të reja të të shprehurit është një nga karakteristikat e veprave të Tavanxhiut dhe reflekton angazhimin e tij të vazhdueshëm që në veprat e tij të shkrijë karakteristikat tipike të vendlindjes (forcën e natyrës dhe mitet e lashta), traditën humaniste të qytetërimit, mjeshtërinë dhe aftësinë në punimin e gurit traventin dhe korrentet kryesore artistike të shekullit XX në një formë origjinale kreolizimi të artit plastik.

Simpoziumi hedh vëzhgimin e tij mbi të ardhmen, veçanërisht mbi talentet e reja të pranishme në panoramën artistike ndërkombëtare që përveçse pasurojnë trashëgiminë artistike të territorit, do të lënë me veprat e tyre gjurmë të rëndësishme.

Manifestimi do të ketë për sfond qendrën e mrekullueshëm të Spinetolit dhe gjatë dhjetë ditëve të tij do të jenë të pranishëm personalitete të botës artistike si prof. Stefano Papetti, drejtor i Pinakotekës së Ascoli Picenos që në mbrëmjen e 4 shtatorit do të ilustrojë karakteristikat e veprimtarisë dhe të gjitha projektet që do të realizohen nga artistët.

Skulpturat do të realizohen në blloqe traventini (që do të ofrohen nga ndërmarrja Puglia që mbështet evenimentin), gur që dëshmon lidhjen e fortë me territorin, veçanërisht me Ascoli Picenon, qendra historike e të cilit është aq e bukur edhe falë përdorimit të këtij materiali në ngritjen e ndërtesave, që me kalimin e shekujve është kthyer në indin urban të qytetit.

Origjinaliteti i iniciativës së Administratës komunale të Spinetolit qëndron në faktin se për herë të parë vihen bashkë të gjitha burimet e ndryshme të pranishme në territor, ndërmarrje, shoqata kulturore e mbi të gjitha sepse i ka dhënë mundësi një artisti të ri si Genti Tavanxhiu të mund të realizojë një veprimtari kulturore që do t’u lejojë qytetarëve dhe turistëve të përjetojnë një eksperiencë unike: të ndjekin nga afër realizimin e skulpturave monumentale në gur travertin që do të mbeten për të dekoruar qytetin.

Lajmin e gjeni në italisht në albacenter.it

Torino, një ndër katër të sapolindur është i huaj

Mbaj në shtëpi një të huaj klandestin, çfarë rrezikoj?