in

Studentët e huaj. Lejeqëndrimi për gjithë kohëzgjatjen e studimeve, por nëse merren provimet

Botohet në Gazetën Zyrtare dekreti i ligjit me normat e reja. Nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë, më parë duhet modifikuar rregullorja e aktualizimit të ligjit mbi imigracionin

Romë, 13 shtator 2013 – Lejet e qëndrimit të studentëve do të zgjasin sa kursi i studimeve apo i formimit, por vetëm nëse do të vazhdojnë të marrin provimet. Sidoqoftë risia nuk hyn në fuqi menjëherë: më parë duhet përcaktuar me hollësi si funksionon risia.

Më 12 shtator është botuar në Gazetë Zyrtare dekreti i ligjit me “Masat urgjente në arsim universitet e kërkim shkencor” i miratuar më 9 shtator nga Këshilli i Ministrave. Mes të tjerave, dekreti përmban një nen që, sipas kryeministit Enrico Letta dhe ministres së Integrimit Cècile Kyenge, duhet të tërheqë më shumë studentë të huaj dhe t’u lehtësojë jetën atyre që janë tashmë këtu.

Neni 9 i dedikohet “Kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit për motive studimi”. Thotë se këtej e tutje nuk mund të jetë më e ulët “se periudha e ndjekjes, edhe shumëvjeçare, e një kursi studimesh apo formimi, pa përjashtuar verifikimin e përvitshëm të përparimit në provime”.

Kjo do të thotë, për shembull, që kujt regjistrohet për kursin trevjetor në inxhinieri do t’i lëshohet një leje qëndrimi e vlefhsme për tre vjet. Për ta mbajtur, ama, gjatë viteve të kursit studenti duhet të dëshmojë se ka dhënë me sukses provime. Një kriter i futur për të shmangur që regjistrimi në universitet të bëhet vetëm për të futur në xhep një dokument qëndrimi disavjeçar.

Deri këtu teoria, sepse që norma të vihet në zbatim duhet pritur: si do të funksionojë, për shembull “verifikimi i përfitshëm i përparimit”? Universiteti e Kuestura do të dialogojnë mes tyre, ndoshta në rrugë telematike, apo studentit do t’i duhet të kërkojë çdo vit një certifikatë për ta paraqitur në Zyrën e të huajve?

Një tjetër çështje është ajo financiare. Sa do të kushtojë lejeqëndrimi i ri? deri tani, duke qenë dokument njëvjeçar, taksa mbi lëshimin e përtëritjen ishte 80 euro, këtej e tutje ka shumë mundësi që bashkë me kohëzgjatjen t’i rritet edhe kostoja pasi dekreti specifikon që “ky nen nuk mund të sjellë barrë të re e më të lartë në ngarkim të financave të shtetit”. Mëse e mundur që kostoja të arrijë në 200 euro sa ajo e kartës së qëndrimit.

Për t’iu përgjigjur gjithë këtyre pyetjeve duhet pritur deri në gjashtë muaj. Përgjigjet do të mbërrijnë me një modifikim të rregullores zbatuese të ligjit mbi imigracionin. Dhe vetëm 15 ditë pas atij modifikimi do të hyjnë më në fund në fuqi normat e reja mbi kohëzgjatjen e lejes së qëndrimit për studime.

 Elvio Pasca

DECRETO-LEGGE 12 settembre 2013, n. 104  
Misure urgenti in materia di istruzione, università e ricerca. (13G00147) (GU Serie Generale n.214 del 12-9-2013)
                    Art. 9
(Durata del permesso di soggiorno per la frequenza a corsi di  studio
o per formazione)
 
1. All’articolo 5, comma 3, del decreto legislativo 25 luglio 1998.
n. 286, la lettera c) e’ sostituita dalla seguente:
“c) inferiore al periodo di frequenza,  anche  pluriennale,  di  un
corso di studio o per formazione debitamente certificata, fatta salva
la verifica annuale di profitto;”.
2. Entro sei mesi dall’entrata in vigore della legge di conversione
del presente decreto, si  provvede  all’adeguamento  del  regolamento
adottato ai sensi dell’articolo 1, comma 6, del  decreto  legislativo
25 luglio 1998, n. 286. La disposizione di cui al comma 1 si  applica
a decorrere dal quindicesimo giorno successivo all’entrata in  vigore
delle predette norme regolamentari di adeguamento.
3. Dal presente articolo non  possono  derivare  nuovi  o  maggiori
oneri a carico della finanza pubblica.
 

Arber, Alberto, Albero al primo giorno di scuola

Durrës. Sekuestrohen 10 kg drogë e ndalohet 30-vjeçari italian Garante