in

I dënuar në Itali, arrestohet në Durrës punonjësi i bashkisë

Arkitekti 35-vjeçar Adlei Likmeta është arrestuar mëngjesin e sotëm sapo ka shkuar në Zyrën Urbanistike të Bashkisë ku punonte

Tiranë, 25 shtator 2013 – Adlei Likmeta, 35 vjeçar nga Durrësi, arkitekt arkitekt në Zyrën Urbanistike të Bashkisë së qytetit është arrestuar sepse kërkohej nga drejtësia italiane dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në datën 18.9.2013.

Burime policore kanë bërë të ditur se autoritetet italiane të drejtesise  kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, sepse me vendim të Gjykatës së Apelit të Ankonës 1273/02, të datës 31.10.2010, është dënuar me 9 vjet, 3 muaj e 4 dite burg për trafik lëndësh narkotike.

Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në zyrën e bashkisë, ku Likmeta kishte shkuar si çdo ditë. Prania e forcave të shumta të policisë ka habitur punonjësit e bashkisë, ndërsa drejtoresha e zyrës së burimene njerëzore në bashki Drita Zeneli ka deklaruar menjëherë se për marrjen e tij në punë 35 vjeçari ka respektuar të gjitha kriteret, përfshirë këtu edhe paraqitjen e dëshmisë së penalitetet, në të cilën ai rezultonte person pa precedente penale.

Ja në ç’gjendje dergjen, jo pacientët, por spitalet në Shqipëri

Pistoia. Bie nga çatia e kapanonit e ndjekur nga ish i shoqi me sëpatë në dorë