in

Qeveria në punë për norma të reja mbi imigracionin

Sot një mbledhje teknike e qeverisë Letta, në ditët e ardhshme do të takohen ministrat. “Iniciativa legjislative qoftë në nivel kombëtar qoftë në atë evropian”. Ndërkaq priten fonde të reja për emergjencën e zbarkimeve dhe të miturit e pashoqëruar

Romë, 7 tetor 2013 – “Të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zbarkimet në Itali, operacionet që duhen zbatuar për të përballuar emergjencat dhe ndihmën e parë në det e në tokë, iniciativat e mundshme që duhen ndërmarrë në nivel legjislativ në Itali e në Evropë”.

Për këto është folur mëngjesin e 7 tetorit në pallatin Chigi, selia e qeverisë, në një mbledhje të drejtuar nga nënsekretari i Kryeministrit Filippo Patroni Griffi. Rreth një tryeze, janë vënë përfaqësues të ministrisë së Jashtme, të Jashtme, të Ekonomisë, të Infrastrukturave dhe Transporteve, të Mbrojtjes, të Shëndetësisë, Integrimit dhe Çështjeve Evropiane, si dhe eksponentë të Forcave të Armatosura dhe të Sigurisë.

“Në ditët e ardhshme – Lajmërohet nga Këshilli i Ministrave – do të mbahet një mbledhje e re, këtë radhë me pjesëmarrjen e ministrave, për organizimin e akteve t reja nga anë e Qeverisë”. Me pak fjalë po punohet për ndërhyrje serioze, edhe pse modifikimet e mundshme të ligjit aktual mbi imigracionin duhet të kalojnë me domosdo përmes një marrëveshjeje politike mes frymëve të ndryshme të kësaj shumice që mbështet qeverinë.  

Duhet thënë se një ndërhyrje financiare parashikohej në dekret-ligjin me të cilin në fund të shtatorit qeveria po përpiqej të ndalte rritjen e IVA-s, dekret që nuk e pa dritën për shkak të krizës politike.

Boca e mbërritur në Këshill të Ministrave parashikonte ngritjen e një fondi prej 190 milionë eurosh “për të përballuar emergjencën imigracion” gjatë vitit 2013 dhe i kushtonte 20 milionë euro pritjes së të miturve të pashoqëruar. Ndoshta është e udhës që këto ndërhyrje të kthehen sa më shpejt në rend të ditës.

EP

Pescara. Ulje emergjence për avionin francez që riatdhesonte katër shqiptarë

Lejeqëndrimet në L’Aquila vuajnë akoma tërmetin