in

Bashkëpunëtoret familjare, sanataria nuk mund të mbyllet para 2011-tës

Romë, 13 shtator 2010 – Vetëm gjysma e bashkëpunëtoreve shtëpiake që në shtator 2009 kanë kërkuar legalizimin ka marrë lejen e qëndrimit. Kuesturat dhe prefekturat akoma duhet të shqyrtojnë qindra mijëra kërkesa të paraqitura dhe tani janë të detyruara të ngadalësojnë ritmin.

Problemi qëndron në faktin që në fund të korrikut janë kthyer në shtëpi thuajse të gjithë 300 punonjësit interinalë të punësuar nga ministria e Brendshme. Kishin për detyrë t’u jepnin një dorë zyrave që merren me kërkesat e legalizimit, por edhe pse një pjesë e mirë e tyre është ende në pritje të përgjigjes, kontratat e punonjësve interinalë kanë skaduar e tani për tani askush nuk flet për përtëritjen e tyre.

Pasojat kanë nisur të ndihen. Në Milano prefektura kishte aktivizuar gjatë muajve të shkuar 25 sportele ku bashkëpunëtoret shtëpiake dhe punëdhënësit mund të përfundonin praktikën e legalizimit. Tani që nuk ka më përforcime, janë mbyllur 23 sportele, dhe pritja, për të marrë takim në një nga dy të mbeturat, do të zgjatet.

Tashmë duket qartë që në qytetet me më shumë kërkesa, si Milano, Roma dhe Napoli, praktikat e legalizimit nuk do të përmbyllen para vitit 2011.

Flukset: Dhjetë mijë ardhje për të marrë një profesion

Reforma e shtetësisë, asnjë gjurmë në parlament