in

Sanatoria. Punëdhënësi i sëmurë, kush firmos kontratën e qëndrimit?

Pas një viti e ca pritjeje mbërriti më në fund përgjigjja pozitive për sanatoren e jemi thirru, unë dhe punëdhënësi, për të nënshkruar kontratën e qëndrimit. Por ai nuk mund të paraqitet për arsye shëndetësore. Kush mund të firmosë në vend të tij?

Romë, 23 tetor 2013 – Në rast se punëdhënësi e ka të pamundur të paraqitet në Sportelin unik për nënshkrimin e kontratës së qëndrimit, në takim mund të shkojë një tjetër në vend të tij.

– Nëse është bashkëshorti apo një familjar deri në shkallë të tretë – pra bij, nipër, prindër, motra, vëllezërv apo xhaxhallarë – është e mundur që ky të paraqitet në sportelin unik të imigracionit me një prokurë të thjeshtë të punëdhënësit dhe fotokopjet e dokumentit të identitetit të vet dhe të punëdhënësit.

– Nëse ai që paraqitet në vend të punëdhënësit është një person që nuk bën pjesë në kategorinë e parë, prokura duhet të bëhet pranë një moteri apo e autentikuar nga një funksionar i komunës.

Nëse punonjësi araqitet pa punëdhënësin apo një të deleguar të tij, Sporteli Unik për Imigracionin do të bëjë një thirrje të re me letër rakomandè me lajmërim marrjeje. Nëse edhe herën e dytë punëdhënësi nuk paraqitet e nuk paraqet dokumentacion të vlefshëm për të justifikuar mungesën, praktika e sanatorias arkivohet.

Duhet kujtuar që punëdhënësi që ka paraqitur kërkesë legalizimi është i detyruar të paraqitet apo të delegojë dikë nëse nuk e ka të mundur, në takimin e dhënë nga Sporteli Unik i Imigracionit bashkë me punonjësin për të formalizuar praktikën, edhe nëse vendos të heqë dorë nga marrëdhënia e punës. Përpara funksionarit të Sportelit specifikohet motivi që ka sjellë ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe nënshkruhet kontrata e qëndrimit për periudhën e efektive gjatë të cilës i huaji ka punuar për punëdhënësin (në këtë rast punonjësit i jepet leje qëndrimi për pritje punësimi). Vetëm kështu pëmbushen kriteret ligjore dhe bien shkeljet penale dhe administrative të parashikuara nga normat në fuqi. Natyrisht punëdhënësi duhet të derdhë në INPS kontributet shoqëror për të huajin për të gjithë kohën gjatë të cilës ky i fundit ka qenë efektivisht më punë e sidoqoftë jo më pak se gjashtë muaj siç parashikon dekreti legjislativ 16/2012.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

 

“Ci rubate il lavoro”. Diciannovenne italiano ucciso in Inghilterra

Shqiptarët e Astit në ndihmë të familjes Hasku që humbi djalin 7 vjeç