in

Olta Gixhari, aktorja më e mirë në festivalin e filmit Levante të Barit

Aktorja shqiptare është vlerësuar për rolin e Sarës në filmin Pharmakon të Joni Shanajt

Romë, 6 dhjetor 2013 – Aktorja Olta Gixhari është nderuar me çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në edicionin e 11-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit ‘Levante” të Barit.

Aktorja 27-vjeçare nga Durrësi merr këtë trofe me rolin e Sarës në filmin Pharmakon me regji të Joni Shanajt. Ky është roli i saj i parë si protagoniste në ekranin e madh, por aktorja ka luajtur në teatër krah emrash të njohur të teatrit e kinematografisë shqiptare si Timo Flloko e Robert Ndrenika.

Festivali Levante u mbajt në Bari nga 3 deri në 6 dhjetor. Ndër 33 filmat konkurrues, juria vlerësoi si më të mirin, filmin gjerman Eastalgia me regji të Daria Onyshchenko-s.

 

Anija, la “mia” nave degli albanesi

Lamtumirë Nelson Mandela, njeriu që mundi aparteidin