in

Pisa. Humb jetën në aksident rrugor 36-vjeçari Shehu

Gazmend Shehu është gjetur i pajetë pranë motorit me të cilin udhëtonte mëngjesin e 24 janarit

Romë, 25 janar 2014 – Duhet të jetë ndier keq për një çast e të ketë humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte. Ky mendohet të jetë shkaku i aksidentit rrugor që i ka marrë jetën 36-vjeçarit Gazmend Shehu, rezident në San Frediano a Settimo të provincës së Pisës.

E kanë gjetur të pajetë pranë motorit mëngjesin e të premtes, buzë rrugës kombëtare Arnaccio në komunën Cascina (Provinca e Pisës).

Nga policia municipale që po heton për zbardhjen e ngjarjes  pohojnë se motori nuk paraqet dëmtime të tilla që të të lënë të mendosh për një aksident me një automjet tjetër dhe as që Shehu të ketë qenë me shpejtësi të lartë. Ndaj edhe hipoteza më e pranueshme deri tani është që ai të ketë humbur kontrollin për ndonjë problem shëndetësor të papritur.

Trupi është vënë në dispozicion të mjekëve ligjorë që me siguri do të bëjnë autopsinë për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes.

Pezullohen edhe fluturimet e Small Planet Airlines

L’Albania, il paese dei Giusti