in

Shtetësia italiane. Salvini: “Jo qeverisë Renzi, dëshiron ius soli të zbutur”

Përplasje mbi reformat gjatë konsultimeve të kryeministit të ngarkuar dhe Legës. Kjo e fundit “shqetësohet” për të ardhmen e ministres Cecile Kyenge

Romë, 20 shkurt 2014 – Një lajm i mirë e një tjetër i parashikuar. Në programin e qeverisë së ardhshme Renzi është edhe reforma e shtetësisë për brezat e dytë, lajmi i ditur (që në të vërtetë nuk përbën lajm) është se Lega e Veriut do të ngrejë barrikada me qëllim që reforma të mos realizohet.

Këto gjëra i ka konfirmuar sekretari legist Matteo Salvini pas konsultimeve të mbajtura nga kryeministri i ngarkuar për krijimin e qeverisë së re, Matteo Renzi.

“Temat e ballafaqimit që do të jenë edhe ato të përplasjes janë, për fat të keq, të shumta” ka shpjeguar Salvini pas takimit. “Na konfirmoi se po shkojnë drejt reformës së shtetësisë mbi ius soli të zbutur e për sa na përket konfirmojmë faktin se integrimi nuk dhurohet dhe shtetësia nuk shitet për dy para, por vijnë në fund të një rrugëtimi”.

“Mbi temat e integrimit dhe të imigracionit – shtoi ai – urojmë që të mos bëhet propaganda që kemi parë vitin e fundit, për që të hyhet në thelbin e problemeve. Nëse premisat jana ato që kemi dëgjuar deri tani, do ta shohin Legën ç’do të bëjë, Qoftë në Dhomën e Deputetëve, qoftë në Senat”.

Gjatë konsultimit mes delegacionit të Legës dhe Renzit, ndoshta ka zënë lemza edhe ministren e Integrimit, Cecile Kyenge, shënjestrën e preferuar të legistëve.

I intervistuar dje nga Affariitaliani.it, fillimisht Salvini përsërit që Renzi “është dakord mbi ius soli ‘të zbutur’, me pak fjalë se nuk duhet pritur deri sa të mbushin 18 vjeç për t’u dhënë shtetësinë bijve të imigrantëve sepse deris ashkojnë në shkollë, janë të integruar”. Më pas zbulon: “E pyetëm ç’ka ndërmend të bëjë me ministren Kyenge dhe ministrinë i Integrimit, duke i këshilluar të shkojë në shkollën e integrimit të kryebashkiakëve tanë. Nuk na tha as po, as jo”.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Milano. Fshihte në garazh 41 kg heroinë, arrestohet

Arbërishtja, gjuha mëmë