in

Drive in Italy, imigrantët në shkollën e dhënies së sigurt të makinës

Online një kurs falas në gjashtë gjuhë, edhe në shqip, i realizuar nga Fondacioni ANIA për Sigurinë rrugore. 1.000 më të zotët do të fitojnë një ditë formimi në një autodrom

Një kurs ngarjeje të sigurtë makine, falas dhe shumëgjuhësh, me të cilin zbulon edhe bukuritë e Italisë. Dhe që më të mirëve u jep mundësinë e të mësimit dhe të vënies në provë në një pistë të vërtetë.

Është kjo mundësia që ofron projekti Drive in Italy i realizuar nga Fondacioni ANIA për Sigurinë rrugore për të promovuar mes imigrantëve kulturën e përgjegjshmërisë në timon.

Mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët e huaj rezidentë në Itali dhe që kanë patentë të vlefshme për territorin italian (patentë italiane, e një vendi të BE-së apo ndërkombëtare). Mjafton të regjistrohen në internet në adresën driveinitaly.smaniadisicurezza.it dhe të përfundojë kursin online duke zgjedhur gjuhën: shqip, italisht, anglisht, arabisht, rumanisht apo gjuhën kineze.

Kursi organizohet si një udhëtim me 12 ndalesa në po aq qytete italiane, të të cilave jepen shkurtimisht të dhëna historike dhe turistike. Është një kurs formimi i mirëfilltë, me bazat e sigurisë në timon dhe rregullat kryesorë rrugorë. Pas çdo “ndalese” ka një test verifikimi, e në fund të të gjithë kursit një test final.

Në bazë të pikëve të mbledhura me testet, do të përpilohet një renditje me të gjithë pjesëmarrësit. Një mijë të parët do të fitojnë një kurs falas dhënieje makine të sigurt që do të zgjasë një ditë në pistat e Sele-s në Battipaglia (SA), të Vallelunga-s në Campagnano di Roma dhe të MËC Marco Simoncelli në Misano Adriatico (RN).

Je i sigurt që njeh normat e kodit rrugor? Rregullat e udhëtimit të sigurt? Ç’duhet të bësh në rast aksidenti?

Shko në driveinitaly.smaniadisicurezza.it e provoje. Udhëtim të mbarë!

 

Napolitano: “Imigrantët shqiptarë, faktor zhvillimi për Italinë dhe Shqipërinë”

Lombardia. La Lega Nord taglia i fondi per mamme e bimbi immigrati