Në valixhe 100 mijë euro e qindra xhevahire e ogjekte me vlerë. Financierët arrrestojnë dy shqiptarë
Romë, 20 janar 2012 – Gjatë kotrolleve doganore në aeroportin e Genovas, para pak ditësh financierët kanë ndaluar dy shqiptarë që merrnin avionin për Tiranë me një thesar të mirëfilltë me vete. Në valixhet e tyre janë gjetur 100 mijë euro, 550 dollarë, 120 stërlina angleze, 100 franka zvicerane, mbi 400 xhevahire të ndryshme (varëse, unaza, vathë e byzyykë), 40 monedha floriri, 38 orë dore (dise prej të cilave të çmuara), një smartphone dhe një kompjuter të vogël (Ipad).
Dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, nuk kanë dhënë asnjë shpjegim mbi prejardhjen e parave dhe mallrave që kishin me vete.
Pas disa verifikimesh të shpejta, financierët kanë gjetur pronarin e vërtetë të kompjuterit, një gjenoveze që kishte denoncuar pak ditë më parë vjedhjen e shtëpisë, e mes te tjerash edhe Ipad-in në fjalë. Gruaja ka njohur në thesarin e dy shqiptarëve edhe disa xhevahire të vetat.
Përfundimisht, financierët kanë sekuestruar të gjitha dhe kanë arrestuar dy shqiptarët me akuzën e mbajtjes dhe të shitjes së mallrave të vjedhur.