Brenda pak ditëve, partia ekstremiste greke humbet gjysmën e mbështetësve të saj
Athinë, 7 tetor 2013 – Me arrestimin e krerëve pas vrasjes së rapper-it antifashist prej një militanti të saj, partia neonaziste Agimi i Artë po humbet shumë shpejt mbështetjen në masa, madje 2 grekë ndër 3 e konsiderojnë një organizatë kriminale dhe se operacionet e ndërmarra nga qeveria kundër kësaj force ishin të domosdoshme.
Këtë nxjerr në dritë një sondazh i kryer nga portali internet rizopoulospost.com.Sipas këtij sondazhi rezulton se që prej operacionit policor të fundjavës së shkuar “Agimi i Artë” ka humbur pothuajse gjysmën e mbështetësve duke kaluar nga 14.5% të mbështetjes popullore që gëzonte në korrik në në 8,5% sot. Madje për 68% të grekëve, Agimi i Artë është organizatë kriminale.
Por me gjithë rënien e popullaritetit, në sondazhet zgjedhore, “Agimi i Artë” është para partisë socialiste PASOK që gëzon vetëm 7% të mbështetjes popullore në krahasim me 44% në vitin 2009, kur kreu i partisë Jorgos Papandreu u bë kryeministri.
Dy vendet e para në sondazhe me alternim të vazhdueshëm mbahen nga partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Samaras, Demokracia e Re me 22,8% dhe nga partia e majtë radikale SYRIZA e Alexis Tsipras me 21,9% të preferencave.
Lexo edhe:
Greqi. Shpartallohet Agimi i Artë, arrestohen krerët
Agimi i Artë. “Dhjetëra akte kriminale kundër imigrantëve”