in

‘Agimi i Artë’ grek zbarkon në Itali

Njoftohet në internet krijimi i një seksioni italian i lëvizjes neofashiste greke. Promotori i saj duket se është një ish militant i Forza Nuova. Mes propozimeve, përdorimi i ushtrisë “në mbrojtje të territorit të atdheut nga imigracioni i pakontrolluar”

Romë, 14 nëntor 2012 – Sikur të mos mjaftonin ata italianë, tani ka nga ata që importojnë rryma fashiste ksenofobe nga jashtë shtetit.

Është online prej disa ditësh siti Albadorataitalia.com, që lajmëron hapjen e një seksioni italian të partisë me të njëjtën emër të të djathtës ekstremiste greke. E njësoj si partia mëmë greke, ka zgjedhur një svastikë si shenjë dalluese, duke u munduar ta kalojë si “simbol të njohur nga Greqia, djep i qytetërimit europian”.

Gazetari Marco Pasqua, ekspert i rrymave neofashiste, ka shkruar në Huffingtonpost që “themeluesi i ‘Alba Dorata Italia” është një ish militant i Forza Nuova”. Quhet “Alessandro Gardossi, 44 vjeçar nga Trieste, i vetëshpallur sekretar politik italian”, edhe pse në faqet internet nuk shfaqet asnjë emër, por vetëm një kod fiskal me të cilin partia e re duhet të jetë regjistruar në Agjencinë e Tatim Taksase të Triestes.

Ndërkaq, ka nisur fushata e anëtarësimit. “Mund të zgjedhësh të jesh një ortak i thjeshtë, mbështetës apo ortak nderi. Mund të nisësh kuotën përmes shërbimit pay pall, poste pay dhe njëmijë mënyra të tjera” lexohet në albadorataitlia.com, krahas asaj çka duhet të jetë një shtysë për regjistrimin edhe të të tjerëve: “Ta dish që për çdo të regjistruar që do të sjellësh, organizata jonë do të të japë 40% të kuotës së tij për shqetësimin dhe si rimbursim shpenzimesh”.

Programi i partisë nuk ndryshon shumë nga ai i grupimeve të tjera të të djathtës ekstreme. Shumë fjalë për imigracionin i konsideruar “një pushtim tmerrësisht i programuar”, me propozime që shkojnë nga “Jo shtetësi me ius soli” në përdorimin e ushtrisë “për mbrojtjen e atdheut nga imigracioni i pakontrolluar”, duke kaluar nëpër “kampet e rehatshme dhe njerëzore të mbledhjes së refugjatëve afrikanë” në Libi dhe patrullimet e Mesdheut”.

EP

AssoAlbania feston 100 vjetorin në Firence e Pistoia

A Padova festeggiano i 100 anni dell’Indipendenza con “Albania il Paese di fronte”