Një aksident i rëndë në provincën e Teramos i ka marrë jetën Maksim Islamit. Janë pagosur katër të tjerë, mes të cilëve i biri 8 vjeç dhe prindërit e viktimës
Romë, 7 gusht 2012 – Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në në kryqëzimin mes rrugëve provinciale 8 dhe 8A mes komunave Sant’Omero dhe Nereto të Teramos. Në një përplasje ballore mes një Fiat Stilo dhe një Lancia Delta ka humbur jetën Maksim Islami, 36 vjeç, rezident në Sant’Omero. Me të në Fiat edhe i biri 8 vjeç, Davidi, dhe prindërit Ruzhdi dhe Naze Islami 61 dhe 56 vjeç, ndërsa në Lancia udhëtonte 22-vjeçari M.M. nga Sant’Egidio alla Vibrata.
Maksim Islami ka vdekur në vend, i biri në gjendje kritike është dërguar me helikopter në spital të Teramos e po atje janë dërguar edhe gjyshërit në gjëndje të rëndë ndërsa 22-vjeçari i makinës tjetër është dërguar në spitalin e Giulianos ku është shtruar në rianimacion.
Policia rrugore dhe zjarrfikësit, pasi kanë nxjerrë të plagosurit nga llamarinat e shtrëmbëruara të makinave po përpiqen të zbardhin shkaqet e përplasjes ballore të dy automjeteve.