in

Aksident në punë. Halim Zherri humbet dorën e djathtë

 

Zherri, 48 vjeç, rezident prej vitesh në Sant’Egidio alla Vibrata, është i punësuar nga një ndërmarrje për mbledhjen e diferencuar e mbetjeve.

Romë, 21 janar 2013 – Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur pasditen e të shtunës në lagjen Salino të Tortoretos në provincën e Teramos. Viktimë ka mbetur punëtori Halim Zherri, 48 vjeç, dora e djathtë e të cilit ka mbetur e shtypur në makinën e imbalazhimit që po përdorte. Zherri, rezident prej vitesh në Sant’Egidio alla Vibrata, është i punësuar nga një ndërmarrje për mbledhjen e diferencuar e mbetjeve.

Ndihma e shpejtë që e ka marrë në vendngjarje, e ka transportuar fillimisht në spitalin e Giulianovas për kurat e para, por menjëherë më pas, për shkak të traumës së rëndë nga shtypja me prerjen thuajse të plotë të dorës së djathtë është trnsferuar në spitalin e Ankonës ku i është nënshtruar një operacioni e është shtruar me prognozë të rezervuar.

Karabinierët e Alba Adriaticas po hetojnë mbi episodin, mbi mungesën e mundshme të masave të sigurisë në vendin e punës. 

Cittadinanza e disabilità mentale

Anija/La nave. Anteprima a Milano