Observatori i Bolonjës mbi vdekjet në punë: “Është viktima e dhjetë shqiptare nga fillimi i vitit”
Romë, 19 nëntor 2011 – Një tjetër aksident në punë i ka marrë jetën një shqiptari 25 vjeç. Ka ndodhur në Narni, të premten paradite.
25 vjeçari ka rënë nga 7 metra lartësi teksa ishte duke instaluar panelet fotovoltaike mbi çatinë e një kapanoni. Është çuar menjëherë në spital për ndërhyrjet e mjekëve nuk mundën t’i shpëtojnë jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë nga shembja.
Sipas Observatorit të Pavarur të Bolonjës mbi vdekjet e bardha, viktima e Narnit është shqiptari i dhjetë që ka humbur jetën në punë nga fillimi i vitit. Gjithnjë sipas këtij Observatori, gjatë këtij viti kanë humbur jetën në punë 61 të huaj, nga të cilët 28 vetë janë rumunë, dhe 10 janë shqiptarë, që renditen të dytët në këtë listë të zezë.